• e mërkurë, 26 qershor 2024

Spasovski: Propozimi për Qeverinë e re është pa plan në ekonomi dhe qëllimet strategjike

Spasovski: Propozimi për Qeverinë e re është pa plan në ekonomi dhe qëllimet strategjike

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, konsideron se nga propozimi për punën dhe përbërjen e Qeverisë së re, shihet se nuk ka plan të qartë në pjesën e ekonomisë dhe nuk ka drejtime të qarta për interesat strategjike. Ai sot në një deklaratë për media në Kuvend tha se potenciali kuadro që ofrohet nuk i përmbush pritshmëritë e qytetarëve.

"Nga propozimi i dorëzuar për përbërjen e Qeverisë së re, mund të konstatohet se po vazhdon në drejtim të premtimeve të mëdha dhe ngritjes së kotë të pritjeve të qytetarëve. Në thelb vlen shprehja popullore “shkoni me çantë të vogël ku kanë premtime të mëdha”, tha Spasovski.

Sipas tij, nuk ka një plan të qartë në pjesën e ekonomisë.

"Nuk ka një plan të qartë në pjesën e ekonomisë. Si dhe në çfarë mënyre do të mbrohet paga minimale? Si do të rritet paga mesatare në vend? Nuk ka një plan të detajuar se si do të rriten pensionet dhe cili do të jetë sistemi i garantimit të rritjes së pensioneve. Si do të ndalet rritja e çmimeve, çka do të bëhet në shëndetësi si një nga segmentet kyçe. Për fat të keq, nuk kemi as drejtime të qarta për përmbushjen e interesave tona strategjike, anëtarësimin në BE, përveç atyre deklarative”, theksoi Spasovski.

Siç thekson ai, plani i ofruar i personelit nuk mund të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe as premtimet që janë bërë në periudhën parazgjedhore.

“Kjo është një Qeveri e përbërë nga njëra anë me kuadro që kanë krijuar politika në një periudhë të qeverisjes së regjimit të VMRO-DPMNE-së deri në vitin 2017, të cilët nuk mund të ofrojnë asgjë të re apo më të mirë se ajo që ka ndodhur në atë periudhë. Nga ana tjetër, kuadro që nuk ka qenë në pozita dhe për të cilët nuk mund të themi se si do të veprojnë. Ka kuadro të propozuara për të cilët vetë VMRO-DPMNE kishte qëndrime dhe opinione shumë negative si opozita. Ju kujtohen deklaratat për kandidatin për ministër të Shëndetësisë. Me këtë konfirmohet edhe një herë se nuk ka realitet në premtimet. Do ta analizojmë programin në detaje dhe në seancën zgjedhore të Qeverisë do të debatojmë me fakte dhe argumente, tha sot deputeti Spasovski në Kuvendin e Maqedonisë. ls/

Foto dhe video: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR