• e martë, 24 dhjetor 2024

Spasovski: Porosia nga Strasburgu është motiv të gjithë të punojmë së bashku në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Spasovski: Porosia nga Strasburgu është motiv të gjithë të punojmë së bashku në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Porosia që sot u dërgua nga Gjykata evropiane për të drejta të njeirut në Strasburg është porosi e fuqishme, por edhe motiv të gjithë të punojmë së bashku në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

"E përshëndes vendimin e Gjykatës në Strasburg. Konsideroj se është vendim i cili tregon se shteti ka ndërmarrë hapa të vërtetë dhe se tërësisht respektohen standardet nga Konventa evropiane për të drejta të njeriut. me të u konfirmua puna e institucioneve të sistemit në periudhën e kaluar", tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në kuzhinën e renovuar të Njësisë për sistemim të shpejtë në Qendrën policore "Gjorçe Petrov".

Për procedurat, shtoi, nuk dëshiroj të komentoj sepse ati tashmë janë në procedurë gjyqësore dhe nuk duhet të ketë ndikim mbi to.

"Procedurar vazhdojnë në institucionet gjyqësore të vendit", theksoi Spasovski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR