• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Po bëhen analiza për koalicion të mundshëm LSDM-BDI

Spasovski: Po bëhen analiza për koalicion të mundshëm LSDM-BDI

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Akoma po bisedohet dhe po bëhen analiza për koalicion të mundshëm LSDM-BDI, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

"Kjo është periudhë në të cilën bëhen të gjitha ato analiza dhe sigurisht se do të sillet vendim. Për mua është shumë me rëndësi të kemi në atë pjesë ofertë me të vërtetë të mirë për qytetarët e cila do të ofrojë siguri, prosperitet i cioi do të ofrojë realizim të interesave tona strategjike dhe nacionale", tha Spasovski në emisionin "Triling" në TV 24, duke u prëgjigjur në pyetjen nëse është dakorduar koalicioni LSDM-BDI apo bashkim i frontit evropian për zgjedhjet e ardhshme

Për atë nëse është reale që instalacione ruse të jenë drejtpërdrejtë të involvuara në tentimet për ta penguar rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Spasovski tha se ekzistimi i ndikimit rus dhe ndikimit i cili nuk ia dëshiron të mirën Republikës së Maqedonisë së Veriut, është fakt.

"Sa herë që vihemi në një situatë për të realizuar ndonjë interes strategjik kombëtar, tentohet ta pengojë Maqedoninë në atë rrugë. Ju kujtohen shumë veprime të përhapjes së lajmeve të rreme, dëbimit të diplomatëve nga Maqedonia e Veriut etj., të gjitha falë aktiviteteve dhe punës së komunitetit të inteligjencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu që ne do të vazhdojmë në atë drejtim dhe duhet të vazhdojmë që të mos lejojmë që dikush tjetër të vendosë apo të pengojë realizimin e interesave tona strategjike kombëtare që kemi", tha Spasovski.

Rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut, potencoi ai, nuk ka alternativë.

"Dhe sa më shumë është i prëforcuar ndikim i Bashkimit Evropian, aq më shumë punojmë në ndërti9min e perceptimit për atë se çka do të thotë Bashkimi Evropian para qytetarëve, aq më tepër do të rritet edhe numri i qytetarëve që cilët e mbështesin këtë ide. Kështu që çdo ndikim ngaq kushdo qoftë nga jashtë duhet të parandalohet dhe vendimet duhet t'u lihen qytetarëve dhe institucioneve të shtetit", sqaroi Spasovski. ab/

Foto: МРB 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR