• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Nuk nevojitet miratimi i ligjit për amnisti

Spasovski: Nuk nevojitet miratimi i ligjit për amnisti

Shkup, 30 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se nuk është i nevojshëm miratimi i ligjit për amnisti dhe se zbatimi i tij nuk do ta ndryshojë gjenden me mbingarkimin në burgje.

"Qëndrimi im është se absolutisht nuk është koha, as momenti për miratimin e ligjit për amnisti. E dyta, ky veprim, i cili, ashtu të paktën u kumtua, se do të përfshijë numër të vogël të personave, po ashtu nuk do të ndihmojë shumë. Por, tani kjo është e Kuvendit. Nuk do të kemi kurrfarë efekte lidhur me miratimin e zgjidhjes ligjore. Nuk do të kontribuojë në mënyrë të konsideruehsme të lirohen vende ose të zvogëlohet presioni në institucionet ndërshkuese-përmirësuese. Unë mendoj se duhet shteti në mënyrë strategjike të mendoj në rritjen e kapaciteteve në burgje", deklaroi ministri Spasovski, i cili sot ishte në Qendrën për trajnim në Idrizovë.

Sipas tij, personat e amnistuar shumë shpesh pas daljes, i përsërisin veprat.

"Ne çdoherë potencojmë se ata persona, të cilët kanë kryer vepra penale, para së gjithash, plaçkitje, vjedhje të rënda, e tjerë, paraqesin edhe një barrë për gjendjen e sigurisë, ose nëse i shohim ligjet e kaluara për amnisti, do të shihni se pjesa më e madhe e atyre personave për dy deri tre muaj përsëri kthehen në burg, për shkak se i kanë përsëritur veprat", tha ministri i Punëve të  Brendshme.

Për atë nëse ka deputetë opozitarë, të cilët do të votojnë për hapjen e Kushtetutës, Spasovski thotë se "kjo do të tregohet në momentin kur duhet të tregohet".

Lidhur me afatin për përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, thotë se afat për përfundimin e ndryshimeve kushtetese nuk kemi pasi që fundi i nëntorit është afati kur përfundon procesi i i skriningut për hyrje në BE.

"Pas përfundimit të procesit të skrinigut, do të mund të hapen kapitujt. Qëllimi është që të mundemi sa më shpejtë të fillojmë me hapjen e kapitujve, e jo që ekziston ndonjë afat ku duhet të përfundojë. Sa më shpejtë, aq më mirë për shtetin", tha ministri i Punëve të Brendshme. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR