• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Nëse secili nga politikanët i shpreh qartë qëndrimet e tij, vendi do të shkojë përpara

Spasovski: Nëse secili nga politikanët i shpreh qartë qëndrimet e tij, vendi do të shkojë përpara

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Unë jam një politikan që e ka shprehur qartë dhe me zë të lartë qëndrimin e tij. Nëse secili nga politikanët ka përgjegjësi dhe i shpreh qartë qëndrimet e tij, atëherë vendi do të shkojë përpara, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski lidhur me Ligjin për amnisti.

Spasovski theksoi se shumë herë ka dashur të dëgjojë qëndrime nga Mickoski si lider i opozitës.

"Është e kotë të komentoj deklaratat e liderëve politikë. Shumë herë kam dashur të dëgjoj qëndrime nga Mickoski si lider i opozitës për shumë çështje, por për fat të keq ende nuk mund të dëgjojmë qëndrime dhe nuk është për t'u habitur që ai nuk mund të kuptojë kur një politikan i caktuar ka qëndrimin e tij", tha sonte Spasovski në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së nëpunësve policor që punojnë në terren në QT Biser.

Duke komentuar deklaratën e Spasovskit të shtunën se për momentin nuk është e nevojshme të miratohet ligji për amnisti, Mickoski sot në një deklaratë për media tha se “Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duhet të largohet nga Qeveria nëse nuk pajtohet me miratimin e ligjit për amnisti". sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR