• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Në kallëzimin penal për vrasjen e Vanjës dhe Pançes janë përfshirë pesë persona

Spasovski: Në kallëzimin penal për vrasjen e Vanjës dhe Pançes janë përfshirë pesë persona

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sontme për media në MPB tha se në kallëzimin penal për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit janë përfshirë pesë persona.

“Janë përfshirë pesë persona, një për 'rrëmbim' dhe 'vrasje', tre për “rrëmbim” dhe 'bashkëpunim në vrasje' dhe një për 'ndihmë gjatë rrëmbimit'", tha ministri.

Денот на полицијата претставува симбол на пожртвуваноста, одговорноста, храброста, моралот – карактеристики што треба да ги развива секој поединец кој положил заклетва пред сината униформа, п

Kallëzimi penal, siç tha ai, është përpiluar në më shumë se 100 faqe dhe i është dorëzuar Prokurorisë publike.

Për rastin në fjalë të dyshuar janë Lupço Palevski – Pallço i cili sonte siç njoftoi ministri është arrestuar në Turqi dhe bashkëpartiakët e tij, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski të cilët janë pjesë e partisë "E Djathta". I dyshuar se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjen e Vanjës është edhe babai i saj, Aleksandar Gjorçevski.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR