• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Gjatë javës së kaluar janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme

Spasovski: Gjatë javës së kaluar janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë javës së kaluar janë arrestuar mbi 60 persona për arsye të ndryshme, kontrabandim me emigrantë, vjedhje, vjedhje të rëndë, tregti të paligjshme të drogës, konfrontime fizike, armëmbajtje pa leje, kidnapim, informo ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ministri përmes rrjetit social Fejsbuk informoi se gjatë javës së kaluar janë marrë masa të përforcuara operative dhe aktivitete parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.

"Pas masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme në të gjithë vendin si dhe njësia lëvizëse për sigurinë në qarkullimin rrugor, janë lëshuar 4828 urdhërpagesa të gjobave për kundërvajtje të kryera në trafik. Janë realizuar 14 aktivitete parandaluese me temë parandalim nga migrimi ilegal dhe transporti i emigrantëve me mjete motorike, bullizmi kibernetik (dhuna onlajn), dhuna e bashkëmoshatarëve dhe siguria në shkolla, parandalim nga tregtimi dhe përdorimi i drogës, udhëtim i sigurt në dimër", ka shkruar Spasovski. ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR