Komuna e Strugës thellon bashkëpunimin me qytetin gjerman Menhengladbah
- Thellimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe promovimi i partneritetit në disa fusha midis Komunës së Strugës dhe qytetit gjerman Menhengladbah ishin në fokus të takimit të kryetarëve të komunave Mendi Qyra dhe Feliks Hajnrihs.
- Post By Sara Ademi
- 15:24, 15 prill, 2026
Strugë, 15 prill 2026 (MIA) - Thellimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe promovimi i partneritetit në disa fusha midis Komunës së Strugës dhe qytetit gjerman Menhengladbah ishin në fokus të takimit të kryetarëve të komunave Mendi Qyra dhe Feliks Hajnrihs.
Në takimin në Menhengladbah, ku mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ylber Sela, u vu theksi në mbështetjen e shoqërive kulturore dhe artistike nga Struga, me qëllim përfaqësimin dhe shfaqjet e tyre në Gjermani, si dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin strugan në Menhengladbah.
"Kryetari i komunës Qyra theksoi se Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve për mbështetjen e shoqërive kulturore dhe promovimin e vlerave lokale jashtë vendit, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në interes të qytetarëve", njoftoi Komuna e Strugës.
Përveç kësaj, siç u tha, u shqyrtua mundësia e zhvillimit të turizmit në Strugë duke krijuar oferta gjatë gjithë vitit, të destinuara për kategori të ndryshme turistësh, të cilat do ta pozicionojnë qytetin si një destinacion tërheqës dhe të dallueshëm.
"Përmes partneritetit dhe nismave të përbashkëta, Struga krijon mundësi të reja për zhvillim dhe promovim ndërkombëtar", theksojnë ata. sa/
Foto: Komuna e Strugës