• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: 11 Tetori është simbol i mosnënshtrimit maqedonas, ajo luftë edhe sot e nxit bashkimin tonë

Spasovski: 11 Tetori është simbol i mosnënshtrimit maqedonas, ajo luftë edhe sot e nxit bashkimin tonë

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit, Dita e Kryengritjes Popullore duke theksuar se amaneti nga luftëtarët e lirisë është një zotim për ndërtimin e një shteti modern, demokratik dhe evropian. 

Si një nga datat më të rëndësishme në historinë maqedonase, thekson Spasovski, 11Tetori është një kujtesë për vendim të vërtetë të popullit maqedonas-ti bashkohet koalicionit antifashist, të jetë në anën e njerëzimit të civilizuar dhe progresiv, të ngritet në kryengritje si fillim i lëvizjes popullore çlirimtare. 11 Tetori është simbol i mosnënshtrimit maqedonas, i heroizmit dhe i shpirtit liridashës të parardhësve tanë të aradhave partizane të Kumanovës, përkatësisht të Aradhave Partizane të Kozjakut, Karadakut, si dhe të Aradhës Partizane të Prilepit.

"Në hap me lëvizjet gobale antifashiste, me idealet për liri, barazi dhe sovranitet, kjo luftë për pavarësi si maqedonas na solli deri te çlirimi i ynë. Dhe pikërisht kjo luftë edhe sot e nxit bashkimin tone, pa dallim të përkatësisë politike, fetare ose etnike, për arsye se edhe kësaj here jemi në anën e vërtet", theksoi ministri Spasovski.

Ai thekson se sot, si akt i patriotizmit më të lartë, e ndërtojmë atdheun në bazë të vlerave demokratike, duke respektuar vlerat e të gjitha bashkësive në vend, të popujve në rajon dhe në Evropë, si përfitmi më i madh civilizues. Sot, vlerëson ministri, Republika e Maqedonisë së Veriut është bastion i sigurisë në rajon, për arsye se ai arritëm të ruajmë amanetin e parardhësve dhe mbetëm në rrugën progresive.

"Në emrin tim dhe në emrin e MPB-së, shpreh respektin e thellë ndaj luftëtarëve për liri, ata të cilët dhanë gjithçka në luftën nacionalçlirimtare, në luftën për pavarësi, që të mundemi si maqedonas ta presim lirinë tonë. Amaneti i tyre për mua është zotim -për ndërtimin e shtetit bashkëkohor, demokratik dhe evropian. Si maqedonas u bëmë pjesë e NATO-s, si maqedonas do ti bashkohemi familjes evropiane si përcaktim i ynë. Le të jetë ky synim për bashkimpër ne, në nder të parardhësve tanë, kurse si trashëgimi për të gjithë brezat e ardhshëm. Gëzuar dhe le të jetë i përjetshëm 11-të Tetori! Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut!", qëndron në urim. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR