• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Është shpartalluar grupi kriminel, padi penale për të gjithë 16 personat prej të cilëve shtatë janë arrestuar

Spasovski: Është shpartalluar grupi kriminel, padi penale për të gjithë 16 personat prej të cilëve shtatë janë arrestuar

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Në prokurorinë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion sot do të parashtrohet padi penale kundër 16 personave të cilët dyshohen për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, vrasje dhe tentim-vrasje.

Siç kumtoi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, bëhet fjalë për SH.М. (46), D.I. (50), F.B. (45), B.А. (44), R.S. (41), S.А. (44), М.Ç. (27), S.S. (36), SH.А. (27), SH.B.(20), N.I. (44), Е.I. (25), F.S. (43), SH.S. (40), М.D. (41) dhe О.O. (43) .

Të gjithë ishin anëtarë të grupit të organizuar ndërkombëtar kriminel, ndërsa i ka kryesuar SH.M. nga fshati Gërçec, së bashku me të ndjerët O.B. dhe J.K., nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, për çka janë siguruar dëshmi. Në këtë periudhë, grupi ka organizuar transport të 435 kilogramëve kokainë në vend nga Brazili.

Sipas Spasovskit, grupi i organizuar kriminel ishte formuar për kryerje të vrasjeve nga hakmarrja dhe me porosi nga përfitimi. Organizuesit kirjonin plane dhe vendosnin se kush, kur dhe si do të privohet nga jeta, ndërsa planet i kryenin personalisht apo përmes grupit të organizuar kriminel. Grupi i organizuar ka vepruar në nivel ndërkombëtar, ka organizuar furnizim të kokainës nga vendet e Amerikës Jugore, kanë bartur drejt vendeve të BE-së, ndërsa një pejsë ishte e dedikaur edhe për narko-tregun e vendit.

"Si rezultat i aktiviteteve të sotme dhe bastisjeve të kryera në 20 lokacione në Shkup, në fshatin Gërçec dhe vende të tjera, gjashtë nga të paraqiturit janë privuar nga liria, një pjesë një kohë të gjatë qëndrojnë jashtë vendit, ndërsa njëri person, R.S., tashmë është privuar nga liria në Spanjë", theksoi Spasovski.

Sipas tij, gjatë bastisjeve janë konfiskuar shumë e madhe parash, automjete luksoze dhe gjësende të tjera me vlerë.

MPB në koordinim me Prokurorinë themelore publike për krim të organizuar pas fletë-arresteve të lëshuara për personat të cilët ndodhen jashtë vendit do të ndërmarrë masa koordinuese me mbështetje të EUROPOL-it për privimin e tyre nga liria.

"E dimë se ku ndodhen personat të cilët tashmë një kohë të gjatë qëndrojnë jashtë vendit. Kemi bashkëpunim të hollësishë me EUROPOL-in, vazzhdojmë më tutje me aktivitetet", tha Spasovski dhe shtoi se kjo është një prej ndoshta hetimeve më të rëndësishme me të cilin, potencoi, prëfundon shpartallim i i plotë i grupeve kriminale të cilat kanë vepruar tashmë mbi 30 vite në territorin e Qytetit të Shkupit. ab/

foto: print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR