• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spanja nuk lejoi që një anije me armë për Izraelin të ankorohet në Kartagjena

Spanja nuk lejoi që një anije me armë për Izraelin të ankorohet në Kartagjena

Madrid, 17 maj 2024 (MIA) - Spanja nuk lejoi që një anije që dërgon armë për Izraelin të ankorohet në portin juglindor Kartagjena, deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Albares.

Ai konfirmoi se anija "Mariana Danica" (Marianne Danica), e cila transporton armë në Izrael ka kërkuar leje që të ankorohet në Kartagjena më 21 maj.

Albares theksoi se ndalesa për portet spanjolle është në pajtim me politikat e Madridit, që të mos eksportojë armë të sajën në Izrael nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.

"Refuzojmë të japim leje për ankorimin dhe kjo do të jetë politikë konzistente me çdo anije që transporton armë izraelite, ndërsa dëshiron të ankorohet në porte spanjolle", theksoi Albares.

Ndërsa gazeta spanjolle "El Pais" publikoi se anija transporton pothuajse 27 tonë material shpërthyes nga Madrasi, Indi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR