Spaleti para duelit me Spanjën: Për ne të gjitha ndeshjet e kampionatit janë derbi
- Selektori i kombëtares italiane të futbollit, Luçiano Spaleti, ka ndarë mendimin e tij për ndeshjen e ardhshme me ekipin spanjoll në Euro 2024.

Gelzenkirhen, 20 qershor 2024 (MIA) - Selektori i kombëtares italiane të futbollit, Luçiano Spaleti, ka ndarë mendimin e tij për ndeshjen e ardhshme me ekipin spanjoll në Euro 2024.
"Për ne tani të gjitha ndeshjet e kampionatit janë derbi. Është gjithmonë kështu në turnetë e mëdha. Këto janë ndeshje që janë unike. Dhe unë i trajtoj me kujdesin maksimal", tha Luçiano Spaleti në prag të ndeshjes së sotme.
Takimi është caktuar për sonte në orën 21 në Gelzenkirhen.
Foto: EPA