• e mërkurë, 10 korrik 2024

Sot takim Micotakis - Erdogan në Uashington

Sot takim Micotakis - Erdogan në Uashington

Athinë, 10 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sonte do të takohen në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediumeve greke, takimi u caktua për ora 16 sipas kohës lokale.

Gjatë diskutimit me ish ambasadorin e SHBA-së në Greqi, Daniel Spekhard, në organizim të tink-tank organizatës amerikane, Council on Foreign Relations, duke u përqëndruar në marrëdhëniet greko-turke, Micotakis tha se në 18 muajt e kaluar, marrëdhëniet janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.

Megjithatë, shtoi se disa pozita të caktuara fundamentale turke lidhur me Mesdheun lindor nuk kanë ndryshuar, por edhe se është fakt, siç tha, se ka 16 muaj paqe në hapësirën ajrore greke, se ekziston bashkëpunim në çështje lidhur me migrimin, por edhe se është arritur paqe me Turqinë, që u mundëson qytetarëve turq të udhëtojnë në ishujt në Detin Egje dhe lehtë të marrin viza. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR