• e hënë, 23 dhjetor 2024

Snopçe: Pendarovskin e kemi aleat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe për reformimin e sistemit gjyqësor

Snopçe: Pendarovskin e kemi aleat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe për reformimin e sistemit gjyqësor

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët vlerësoi sot se presidentin Stevo Pendarovski e kanë aleat në angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe për reformimin e sistemit gjyqësor.

"Domethënë, në mënyrë eksplicite presidenti e tha atë që ne e kemi thënë jo njëherë por dhjetëra herë dhe për çka angazhohej gjithashtu ministri jonë i të Drejtësisë. Ky është konstatimi im", tha Snopçe.

Shfaqi kënaqësi që Pendarovski në fjalimin para deputetëve i ka bërë thirrje përbërjes së ardhshme parlamentare që të angazhohet për largimin e të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve për të cilët ka dyshime se e kryejnë punën në mënyrë të papërgjegjshme, që korespondon edhe me angazhimin e tyre. 

Snopçe porositi se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike, Pendarovski në fjalimin e tij duhej ta thoshte qëndrimin e tij "për heqjen e 20 për qindëshit me të cilin definohet gjuha shqipe", ta përmend rastin në shkollën në Çashkë, si dhe rastin me problemin ekologjik dhe gërmimet në Konjarë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR