• e enjte, 12 dhjetor 2024

Snopçe: Ne nuk kemi opozitë në vend

Snopçe: Ne nuk kemi opozitë në vend

11 dhjetor 2024

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në emisionin Daily Click, ka deklaruar se ata do të punojnë duke sakrifikuar gjithçka në të mirë të qytetarëve.

“Si asnjëherë më parë katër orë debat. Mandatet e kaluara ka pasur nga 4-5 ditë debat. Pra, ne nuk kemi opozitë. Vetëm një deputet i BDI-së u paraqitë për fjalë edhe humbën. Buxheti është dokument kryesor i shtetit, ku shteti zotohet para qytetarëve, ja ky është plan programi se si do të harxhohen parat. Opozita nuk ishte në parlament dhe merret duke hedhur hi opinionit dhe merret me çështje inekzistente dhe me çështje për ta defokusuar opinionin. Dhe të gjithë këto bëhen për ta shpëtuar vetën”, ka deklaruar Snopçe.

Snopçe shtoi se opozita e mirëfilltë diskuton rreth buxhetit dhe problemeve kyçe. Ai shtoi se asnjë qeveri më herët nuk ka praktikuar buxhetin për ta përmbushur obligimin ligjor që 1% e GDP ta shpërndaj për vetëqeverisje lokale.
“500 milionë euro ndanë për komunat për herë të parë. Një shumë e konsiderueshme në bazë të përqindjes”, nënvizoi Snopçe. 

Foto: Arkivi i MIA-s

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR