• e diel, 06 tetor 2024

Smotriç: Marrëveshja për armëpushim është një humbje për Izraelin

Smotriç: Marrëveshja për armëpushim është një humbje për Izraelin

 Tel Aviv, 8 korrik 2024 (MIA)  - Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotriç sot deklaroi se propozimi i përgatitur për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve, i cili kërkon përfundimin e luftës në Gazë, do të jetë humbje për Izraelin dhe ai nuk dëshiron të bëjë asgjë me atë, raportojnë mediat britanike.

"Kjo marrëveshje është një humbje dhe poshtërim për Izraelin", tha Smotriçi në një takim të partisë së tij, e cila është pjesë e qeverisë së koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

 "Z. kryeministër, kjo nuk është një fitore absolute. Ky është një dështim i plotë. Ne nuk do të jemi pjesë e marrëveshjes së kapitullimit me Hamasin", shtoi ministri izraelit i Financave.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR