• e shtunë, 27 korrik 2024

QMK: Të gjitha 22 zjarret në ambiente të hapura janë shuar, nuk ka aktive

QMK: Të gjitha 22 zjarret në ambiente të hapura janë shuar, nuk ka aktive

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza informon se gjatë ditës së djeshme ka pasur 22 zjarre në ambient të hapur dhe të gjithë janë shuar, dhe se zjarre aktive nuk ka.

Qendra për menaxhim me kriza (QMK), në pajti me aktivitetet e koordinuara dhe njoftimet në Sektorin për operacione dhe koordinim, informon se 22 zjarret e shuara në ambient të hapur ishin në komunat Ilinden, Çuper Sandevë. Novaci, Mogillë, Prilep, Strumicë, Vallandovë, Strugë, Kërçovë, Veles, Shtip, Pehçevë, Tetovë dhe Kumanovë.

Nga QMK, gjithashtu informojnë se paralelisht me veprimin ndaj zjarreve në ambiente të hapura, zjarrfikësit patën edhe disa intervenime në objekte të djegura në vendbanime dhe vende urbane në shtet. ab/  

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR