Slloveni Vinçiq do ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së kampionëve
- Federata evropiane e futbollit (UEFA) vendosi sot që slloveni 44-vjeçar, Sllavko Vinçiq ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së kampionëve mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:58, 13 maj, 2024
Nion, 13 maj 2024 (MIA) - Federata evropiane e futbollit (UEFA) vendosi sot që slloveni 44-vjeçar, Sllavko Vinçiq ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së kampionëve mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit.
Për sllovenin Vinçiq kjo është finalja e dytë e klubeve, pasi që ishte arbitri kryesor edhe në finalen e Ligës Evropa në vitin 2020 në Sevilja mes Ajntraht Frankfurt dhe Gllazgou Renxhers.
Vinçiq këtë sezon ndau drejtësi në shtatë ndeshje të Ligës sëmkampionëve, përfhsirë edhe revanshin në perekfinalen mes Borusia Dortumundit dhe Atletiko Madridit.
Finalja në Ligën e kampionëve është në program më 1 qershor në stadiumin uemblli në Londër me fillim në orën 21:00. ab/
Foto: Fejsbuk