Skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për anëtarët me stazh të benificuar
- - Agjencia për Mbikëqyrjen e Finansimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), informon publikun е gjerë se më datën 20 të këtij muaji skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për vazhdimin e anëtarsimit në fondin e detyrueshëm pensional.
- Post By Fitore Curri
- 13:55, 17 korrik, 2023
Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Agjencia për Mbikëqyrjen e Finansimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), informon publikun е gjerë se më datën 20 të këtij muaji skadon afati për dorëzimin e Deklaratës për vazhdimin e anëtarsimit në fondin e detyrueshëm pensional.
"Sipas ligjit anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale që kanë arritur stazh me të cilin realizohet ulje të kufirit të pleqërisë për pensionim për së paku një vit në përputhje me nenin 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, duke filluar nga 20 prill 2023 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do ta vazhdojnë anëtarësinë në fondin e detyrueshëm pensional, më së voni deri më 20 korrik 2023", njoftoi sot MAPAS.
Zgjedhja bëhet me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësisë, ndërsa nëse anëtarët deri më 20 korrik 2023 nuk dorëzojnë deklaratë, do t’u ndërpritet anëtarësia në fondin e detyrueshëm pensional. Pas ndërprerjes së anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional, shoqëria pensionale shumën e përgjithshme të mjeteve nga llogaritë individuale të këtyre anëtarëve e transferon në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i SPIMV).
"Anëtarët të cilët nuk do të japin deklaratë për vazhdimin e anëtarësisë mbeten të siguruar vetëm në sigurimin e financuar pensional të bazuar në solidaritetin e gjeneratës (Fondi i SPIMV) prej ku do ta realizojnë të drejtën e pensionit. Anëtarët të cilët në vitet e kaluara kanë dorëzuar Dekleratë për vazhdimin e anëtarësimit, anëtarësimi i tyre është zgjatur dhe nuk ka nevojë ta dorëzojnë sërisht të njëtën Deklaratë", informon MAPAS.
Më shumë informata për Stazhin e beneficuar dhe për Deklaratën për vazhdimin e anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional mund t'i gjeni në këtë link: https://mapas.mk/formulare-dhe-deklarata/?lang=sq#1685620336247-fe605917-e713. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s