• e martë, 16 dhjetor 2025

Dimitrieska-Koçoska: Buxheti është në gjendje të shkëlqyer, gjithçka që arrin në Thesarë si urdhër, paguhet në kohë

Dimitrieska-Koçoska: Buxheti është në gjendje të shkëlqyer, gjithçka që arrin në Thesarë si urdhër, paguhet në kohë

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Thesari po punon, punët janë nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk ka vend për panikë, deklaroi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska, pas publikimeve se thesari mbyllet më datën 15-të të këtij muaji për shkak të mungesës së të ardhurave dhe se do të ndalohen të gjitha pagesat.

"Nuk e kemi mbyllur Thesarin. Këtë çështje e kam ndjekur këto ditë dhe ka dalë jashtë kontrollit. Nuk mund t'i kuptoj, sidomos kur vjen nga opozita që, në vend që të rregullojë radhët e veta, deri dje ka qenë në pushtet dhe e di se si funksionon Thesari. Thesari po punon. Tjetra është afati që u kemi dhënë institucioneve për të dorëzuar urdhërat në zyrat e thesarit. Kjo do të thotë që çdo institucion duhet t’i dorëzojë urdhërat deri më datën 15-të, në mënyrë që të mund të organizohemi dhe të ndjekim pagesat deri më 31 dhjetor", theksoi Dimitrieska - Koçoska, duke u përgjigjur sot në pyetjet e gazetarëve.

Ajo theksoi se ka një udhëzim sipas të cilit, urdhërat në Thesarë qëndrojnë për 15 ditë për shkak të verifikimeve shtesë, ndërsa gjithashtu ekziston një kalendar tatimor sipas të cilit ka disa ditë të muajit kur mblidhen taksat dhe nuk ka logjikë që Thesari të mbyllet nëse taksat mblidhen deri më datën 25-të të muajit.

Ajo sqaroi se urdhërat do të pranohen deri më datën 15-të të këtij muaji, por kjo nuk do të thotë që, nëse dikush vonohet, urdhëri nuk do të pranohet.

Në lidhje me informacionet se po vonohet pagesa e transfereve sociale, ministrja e Financave pohon se në Thesarë nuk ka urdhëra për pagesë.

Ajo pohoi se Buxheti është në gjendje të shkëlqyer dhe se detyrimet nuk do të mbeten të pashlyera. Ajo tha se gjithçka po rrjedhë sipas parashikimeve dhe se nuk ka asgjë të ndryshme nga vitet e kaluara.

"Do ta shihni atë deri në fund të vitit. Para Zotit dhe fakteve heshtin. Do të vijë 31 dhjetori, do t’i shohim përsëri, do të shohim si është realizimi", tha Dimitrieska-Koçoska.

E pyetur për shkurtimin e e fondeve për sëmundjet e rralla, Dimitrieska-Koçoska tha se gjithçka që kanë kërkuar institucionet nga Ministria e Financave, është realizuar. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR