• e premte, 05 dhjetor 2025

Sipërmarrës zviceranë diskutuan me Trampin për tarifat e mallrave të tyre

Sipërmarrës zviceranë diskutuan me Trampin për tarifat e mallrave të tyre

Cyrih, 5 nëntor 2025 (MIA) -Liderë të biznesit zviceran u takuan me presidentin amerikan, Donald Tramp për të tërhequr vëmendjen e tij ndaj ndikimit të një tarife prej 39 për qind mbi mallrat nga vendi i tyre, njoftoi sot Ministria e Ekonomisë e Zvicrës.

Trampi në një mesazh të postuar mbrëmë në rrjetin e tij social "Truth Social" shkroi se ka diskutuar ç[r "tregtinë dhe çekuilibrat tregtarë" me "përfaqësues të lartë nga Zvicra", pa i përmendur ata me emër.

“Takimi përfundoi me një marrëveshje se përfaqësuesi ynë tregtar, Xhejmison Grir do të vazhdojë me bisedën me liderët zviceranë”, shtoi Tramp.

Ministria zvicerane e Ekonomisë kumtoi se takimi me Trampin ishte një "iniciativë private e liderëve të biznesit zviceran" dhe se askush nga qeveria zvicerane nuk ishte i pranishëm në takim. Nuk është specifikuar se cilat kompani ishin në takim.

Zvicra është ndër vendet më të goditura nga ofensiva proteksioniste e Trampit, me një tarifë prej 39 për qind të vendosur në gusht, duke shkaktuar shqetësime të mëdha, veçanërisht midis prodhuesve të orëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme industriale, si dhe prodhuesve të çokollatës dhe djathit.

Në muajt e fundit, Trampi ka arritur kompromise me Bashkimin Evropian dhe vende të tjera në këmbim të lëshimeve dhe premtimeve për investime në SHBA. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR