Sindikatat në takim në Qeveri
- Përfaqësuesit e sindikatave sot takohen në Qeveri, por deri më tani nuk ka detaje se çfarë saktë do të bisedohet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:45, 9 prill, 2025
Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e sindikatave sot takohen në Qeveri, por deri më tani nuk ka detaje se çfarë saktë do të bisedohet.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, para fillimit të takimit deklaruan se janë ftuar në Qeveri, por se nuk kanë informacion se çfarë do të bisedohet.
"Dëshirojmë t'u themi funksionarëve qeveritarë se ne njëzëri morëm vendim në mbledhjen publike të organeve më të larta të LSM-së që nëse nuk e rritin pagën minimale dhe të gjitha pagat e tjera dhe nëse 12,6 për qind nuk rriten pagat në sektorin publik, do të duhet të jetojnë me pagën minimale", deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.
Paga minimale sipas vendimit të Qeverisë, është rritur për 1.800 denarë dhe tani arrin në 24.400 denarë. Ata nga LSM kërkojnë rritje të pagës minimale në 30.000 denarë dhe rritje të pagave të tjera, duke marrë parasysh shpenzimet e jetesës.
Foto: Printskrin