• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sindikatat evropiane me mbështetje për LSM-në, është paralajmëruar vizitë në shtator

Sindikatat evropiane me mbështetje për LSM-në, është paralajmëruar vizitë në shtator

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës evropiane të sindikatave, Ester Linç me ekipin e saj profesionist, në fillim të shtatoprit do të vijë për vizitë në Lidhjen e sindikatave të maqedonisë lidhur me gjendjet aktuale dhe problemet me të cilat përballet sindikata.

Nga LSM sot informuan se vizita do të realizohet prej 1 deri më 3 shtator, ndërsa përfaqësues të ETUC do të njoftohen me gjendjen dhe rrjedhën e procedurave para organeve kompetente në vend dhe para Gjykatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut për kontestim të vendimit të paligjshëm të Gjykatës supreme me të cilin shtetit i është konfiskuar Shtëpia e punëtorëve, e cila është në pronë të punëtorëve dhe të LSM-së mbi 70 vite.

"ETUC e shprehi mbështetjen e vet për LSM-në lidhur me marrjen e pronës dhe iu drejtua Delegacionit të BE-së në shtet, ambasadori Dejvid Gir, si dhe ambasadorit të Maqedonisë në bruksel për angazhimin e tyre në drejtim të mbrojtjes së pronës së sindikatës si një prej supozimeve thelbësore për liri të bashkimit sindikalist, organizimit dhe funklsionimit. Vizita e novelit të lartë të përfaqësuesve të Konfederatës evropiane të Sindikatave (ETUC) dhe mbështetja e tyre për LSM-në tregon se çdoherë duhet të sigurohet respektim i të drejtave sindikaliste, ndërkaq kjo posaçërisht në vend si i yni i cili është në proces të negociatave inkuadruese për anëtarësim në bashkimin Evropian", vlerësoi LSM. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR