• e premte, 27 dhjetor 2024

Sindikata e pavarur e policisë: Fushatat politike të realizohen jashtë institucioneve

Sindikata e pavarur e policisë: Fushatat politike të realizohen jashtë institucioneve

Shkup, 24 shkurt 2024 (MIA) - Politika dhe fushatat politike të realizohen jashtë institucioneve, ndërsa punëtorët të mos keqpërdoren për qëllime politike, reagoi sot Sindikata e pavarur e policisë pas vizitës së djeshme të papritur të kryeministrit Talat Xhaferi në SPB Tetovë.

"Kjo konferencë për shtyp e mbajmë lidhur me precedentin e djeshëm të bërë nga ana e kryeministrit teknik, i cili në mënyrë të pauorizuar hyri dhe në mënyrë të paautorizuar xhiroi të punëssuar të cilët i kryenin detyrat e tyre në SPB Tetovë", deklaroi sot kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev.

Nga Sindikata kërkojnë që ministri dhe zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme të qëndrojnë në mbrojtje të punëtorëve.

Kryeministri teknik dje ihste për vizitë të papritur në SPB Tetovë, ndërsa në deklaratë për mediumet tha se ka konstatuar se në SPB Tetovë mungon organizimi në kryerjen e detyrave në baza ditore.

"Siç paralajmërova në Qeveri, institucionet të mos befassohen që pa paralajmërim do t'i kontrolloj ushtruesit e detyrave dhe obligimeve që i kanë. Përshtypje e përgjithshme është se mungpn organizimi në kryerjen e detyrave në baza ditore dhe institucioni relevant lidhur me organizimin do të duhet të përpiqet që pranimi i dokumenteve të bëhet në një formë dhe sigurimi i dokumenteve të gatshme në formë tjetër. Njerëzit presin të informohen", deklaroi Xhaferi, duke shtuar se nuk është në kompetenca të tij të kërkoet përgjegjësi nga të punësuarit, por se do të kërkojë përgjegjësi nga ministrat kompetent dhe zëvendëssministrat. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR