• e martë, 24 dhjetor 2024

Simpozium i dytë i Shoqatës së infermiereve kardiologjike

Simpozium i dytë i Shoqatës së infermiereve kardiologjike

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Shoqata e infermiereve kardiologjike pranë Shoqatës së infermiereve, teknikëve, akushereve dhe infermiereve stomatologjike "Për ne", sot në Veles do të mbahet simpozium i dytë me temë "Perspektiva të reja profesionale në kardiologji".

Siç njoftoi Shoqata e intermiereve kardiologjike, në simpozium do të prezantohet rëndësia e implementimit të arritjeve të reja dhe shkathtësive të avancuara, puna ekipore dhe këmbimi i përvojave institucionale.

"Me temat profesionale, edukimet dhe aktivitetet, do të synojmë që përmes përvojave në teori dhe praktikë ta përmirësojmë cilësinë e kujdesit shëndetësor, e njëheri edhe me pasqyrë të të gjitha problemeve dhe rrethanave, të cilat i kemi tejkaluar ose duhet t'i tejkalojmë për avancimin e punës sonë", thotë infermierja Zhaneta Bogoevska, kryetare e Shoqatës. bsh/

Foto: Shoqata e infermiereve

QËNDRONI TË LIDHUR