• e enjte, 13 qershor 2024

Simeone: Kam ndjenjë të mirë se do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer sonte me Borusia Dortmundin

Simeone: Kam ndjenjë të mirë se do të luajmë një ndeshje të shkëlqyer sonte me Borusia Dortmundin

Dortmund, 16 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, me optimizëm e pret ndeshjen kthyese me Borusia Dortmundin në çerekfinale të Ligës së kampionëve.

Ndeshja e parë e luajtur në Madrid përfundoi me fitore të ekipit spanjoll me rezultatin 2:1.

"Punojmë me mund dhe realizuam rezultate të mira këtë sezon. U rritëm në botën e futbollit. Duhet të luajmë dhe të mos mendoni shumë. Kam ndjenjë të mirë se përzgjedhësit e mi do të luajnë një ndeshje të shkëlqyer. Na pret një mbrëmje e mirë në Ligën e kampionëve. Kemi mbledhur shumë përvojë nga ndeshjet e tilla. Kush do të jetë më i mirë, do të vazhdojë më tej", deklaroi Simeone.

Ndeshja mes Borusia Dortmundit dhe Atletiko Madridit do të luhet në Dortmund sonte me fillim në ora 21:00.

Për herë të fundit, Atletiko Madridi në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve ka luajtur para shtatë viteve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR