• e hënë, 23 dhjetor 2024

Silva largohet nga Çellsi në fund të sezonit

Silva largohet nga Çellsi në fund të sezonit

Londër, 29 prill 2024 (MIA) - Futbollisti brazilian Tiago Silva sot bëri të ditur se do të largohet nga Çellsi në fund të sezonit, është bërë e ditur sot në faqen e klubit. Silva (38) kështu pas katër viteve do të largohet nga klubi të cilit iu bashkua verën e vitit 2020 nga Paris Sen Zhermeni.

Braziliani në një video-mesazh emocionues tha se kishte kaluar vite të mrekullueshme në klubin londinez, falënderoi tifozët e kaltër për mbështetjen e tyre gjatë kohës së tij në "Stemford Brixh" dhe shtoi se ishte shumë e vështirë për të që të luante diku tjetër sezonin e ardhshëm.

Braziliani fitoi Ligën e kampionëve me Çellsin në vitin 2021, ndërsa në të njëjtin vit fitoi edhe Kupën e botës për klube dhe Superkupën e Evropës. Ai luajti 151 ndeshje për “blutë” në të gjitha garat dhe shënoi nëntë gola.

Në një karrierë jashtëzakonisht të pasur si lojtar, Tiago Silva para Çellsit ka luajtur për Paris Sen Zhermenin, Milanin, Fluminensen, Huventudin dhe Dinamo Moskën. qa/

Foto. printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR