• e premte, 20 dhjetor 2024

Siljanovska-Davkova: Komisioni për falje do të konstituohet për dy-tre ditë

Siljanovska-Davkova: Komisioni për falje do të konstituohet për dy-tre ditë

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Përbërja e re e Komisionit për falje do të konstituohet për dy-tre ditë, paralajmëroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke theksuar se deri tani kanë pranuar gjykatësja e pensionuar e Gjykatës Supreme, Millka Ristova, profesorët Oliver Baçanoviq, Afet Mamuti, Aleksandra Gruevska dhe profesoresha psikologe nga Fakulteti për siguri, Dragana Batiq. 

Претседателката Гордана Сиљановска Давкова смета дека излезното соломонско решение за спорот со Бугарија е решението со одложно дејство. За ова, вели таа, разговарала и со бугарскиот претседа

Pëlqim, siç sqaroi Siljanovska Davkova, pret edhe nga një gazetar i respektuar i pensionuar dhe nga një profesoreshë për të drejtë ndëshkuese nga Universiteti i Shtulit.

"Më me rëndësi për këtë Komision është që fillimisht, pasi po vjen Viti i Ri, e atëherë ka falje, ta bëjë atë. Por, sa më shpejtë t'i konvokojë anëtarët e të gjitha komisioneve paraprake për falje, që t'i dëgjojë vërejtjet, përvojat dhe propozimet e tyre. Pastaj, po ashtu, të konvokojë kryetarja e Komisonit një debat, e dini se është projektuar versioni punues i Ligjit për falje. Ligji i ynë për falje tani është shumë defekt, pas ndryshimeve, do të thotë heqje të  dispozitave nga Gjykata kushtetuese, me të vërtetë, neve na duhet një ligj, kompatibil me ato evropiane dhe mendoj se atëherë Komisioni do të mund ta ndërmarrë përsipër barrën e vendimarrjes", deklaroi Siljanovska Davkova në intervistë për RTVM.

Neve na duhet një ligj, theksoi Siljanovska Davkova, në të cilin do të përcaktohet saktësisht se kush si dhe çka bën, por rreziku më i madh për këtë proces është që të politizohet apo partizohet.

"Falja, e cila në vendin tonë është minimale, duhet t'i referohet socializimit dhe risocializimit, të lidhur me veprat që janë kryer. Së shpejti do ta shohim veten nën akuza të forta për torturim të të burgosurve. Jemi vendi me më pak falje, jemi vendi me kohën më të shkurtër për falje. Tani po flas për gjashtë, tre apo një muaj", deklaroi Siljanovska Davkova.

Sipas saj, neve na rekomandojnë të rritet gjatësia e faljeve dhe të përmirësohen kushtet në burgje... bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR