• e hënë, 13 maj 2024

Siljanovska Davkova: Nuk kam fjalë që të shpreh mirënjohjen time, ky rezultat është frymëzues për mua

Siljanovska Davkova: Nuk kam fjalë që të shpreh mirënjohjen time, ky rezultat është frymëzues për mua

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Nuk kam fjalë që mund të shpreh falënderimet e mia, ndonjëherë edhe turpërohem vallë është e mundur që kaq shumë njerëz kështu të reagojnë. Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e di se atë që premtoj do ta realizoj në mënyrën time. Për këtë ju siguroj që nga dita e parë, deklaroi kandidatja për kryetare të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Në konferencën e sotme për media në selinë e VMRO-DPMNE-së, Siljanovska Davkova ka thënë se ky rezultat është frymëzues për të.

"Jam krenare, para së gjithash krenare për qytetarët, jo vetëm për ata që kanë votuar për mua, por edhe për të tjerët, posaçërisht jam krenare për anëtarët e VMRO-DPMNE-së për mbështetjen e tyre. Pa ato nuk do të kisha mundur të njoh popullin, as ata mua", tha ajo.

Shtoi se duhet, siç tha ajo, t'i frymëzojmë qytetarët se ia vlen të marrin pjesë në zgjedhje.

"Ky është fundi i raundit të parë, vjen raundi i dytë dhe në raundin e dytë do të sillem me respektin e duhur me atë që duhet të garoj. Sigurisht që pres një marrëdhënie të tillë. Nuk mendoj se duhet të hedhim hije mbi atë që ndodhi sot, duhet t'i frymëzojmë qytetarët, t'i bindim se ia vlen të marrim pjesë në zgjedhje, të dëgjojmë se jam krenare sidomos për qytetarët dhe se pa qytetarët nuk ka Maqedoni krenare", shtoi ajo.

Rezultatet e para që KSHZ-ja i publikon në ueb faqen e saj tregojnë se nga 80 për qind e votave të përpunuara, gjegjësisht 2806 nga gjithsej 3508 vendvotime, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova prin me 282.075 vota (39,82 %) para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 137.450 vota (19,42%). 

Foto: MIA


QËNDRONI TË LIDHUR