• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Nga Matarella kërkova garanci për integrimet evropiane

Siljanovska Davkova: Nga Matarella kërkova garanci për integrimet evropiane

Romë, 24 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Romë në takimin me homologun e saj italian Serxho Matarella ka kërkuar garanci për të ardhmen evropiane të vendit.

"Kam kërkuar nga presidenti italian dhe nga Italia që në të ardhmen të ndihmojnë në sigurimin e garancive për të ardhmen tonë politike evropiane, për të cilën ai u përgjigj se është i gatshëm të qëndrojë prapa nesh dhe të kërkojë zgjidhje me fqinjët tanë", deklaroi Siljanovska Davkova pas takimit me homologun e saj Matarella.

Siç njofton raportuesja e MIA-s nga Roma, atë takim e vlerësoi si të frytshëm dhe konstruktiv. Në të biseduan për bashkëpunimin e gjithanshëm në periudhën prej 30 viteve, jo vetëm me ne, por edhe me gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Presidenti tha se Italia do të vazhdojë të mbështesë rajonin, të na mbështesë në çdo aspekt, jo vetëm në integrimet europiane, por edhe në ekonomi, arsim, kulturë, mbrojtje, si dhe anëtarësimin tonë dhe atë italian në organizatat ndërkombëtare", tha Siljanovska Davkova .

Ajo theksoi se në takim i ka lënë përshtypje ajo që Matarella ka shfaqur mirëkuptim të thellë për sakrificat e bëra të vendit në procesin e integrimeve evropiane. 

"Theksoi se për momentin nuk mund të flasim se ka shtete të mëdha dhe të vogla në BE, se të gjitha janë të vogla dhe se të gjithë kanë nevojë për njëri-tjetrin. Arritëm marrëveshje që standardet evropiane duhet të respektohen nga të gjithë dhe nga ata jashtë, si dhe ata brenda", tha Siljanovska Davkova.

Me takimin me Matarellën, ajo përmbyll pjesën zyrtare të vizitës së saj në Romë dhe Vatikan në kuadër të festës së 24 Majit - Ditës së iluministëve mbarësllavë, gjatë së cilës pati audiencë te papa Françesku, ndërsa sot mori pjesë në lutjen në varrin e Shën Cirilit në bazilikën "Shën Klimenti", dhe më pas vendosi një kuroraëme lule para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën "Santa Maria Maxhore". 

Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e presidentes Siljanovska Davkova, pas fitores në zgjedhjet presidenciale më 8 maj. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR