Siljanovska Davkova me një fjalim me rastin e 30-të vjetorit të Konferencës së katërt botërore të grave e nis vizitën e punës në SHBA
- Me fjalim në takimin e nivelit të lartë me rastin e 30-të vjetorit të Konferencës së katërt botërore të grave, presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Nju-Jork do ta fillojë vizitën e punës në SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 08:02, 22 shtator, 2025
Nju-Jork, 22 shtator 2025 (MIA) - Me fjalim në takimin e nivelit të lartë me rastin e 30-të vjetorit të Konferencës së katërt botërore të grave, presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Nju-Jork do ta fillojë vizitën e punës në SHBA.
Siç njoftoi raportuesja e MIA-s, tema e takimit është "Riangazhimi, sigurimi i burimeve dhe përshpejtimi i zbatimit të deklaratës së Pekinit dhe Platformës për veprim për arritjen e barazisë gjinore dhe përforcimin e të gjitha grave dhe vajzave.
Në seancën plenar, e cila do të zgjasë gjatë gjithë ditës, do të mbajnë fjalime përfaqësuesit e të gjitha shteteve anëtare të KB-së dhe të gjithë anëtarët e agjencive të specializuara dhe organizatave ndërqeveritare dhe entiteteve me statusin e vëzhguesve në Asamblenë e Përgjithshme.
Presidentja Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë edhe në drekën "Women Rise for All" të organizuar nga zëvendës sekretarja e përgjithshme e KB-së, Amina Mohamed.
Pritet që kjo ngjarje ta theksojë rolin transformues të lidershipit të grave të cilat i avancojnë Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm (OZHQ) dhe do të lidhë gra me ndikim nga e gjithë bota. Ngjarja siguron pëatformë për shkëmbimin e ideve, strategjive dhe përforcimin e rrjeteve me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm.
Sipas agjendës, Siljanovska Davkova sot do të marrë pjesë edhe në pritjen e shefave të delegacioneve të Evropës Juglindore, të organizuar nga Oda Ekonomike Ballkanike-Amerikane, si dhe në darkën në nivel të lartë në kuadër të Mbledhjes vjetore të Platformës së grave udhëheqëse pranë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.
Presidentja Siljanovska Davkova, në kuadër të vizitës ditaditëshe në SHBA, do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume të liderëve dhe takime në nivel të lartë që mbahen me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të KB-së.
Presidentja do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, ndërsa janë parashikuar edhe takime tjera dypalëshe me udhëheqës botëror.
Tema e seancës së sivjetme është "Më mirë së bashku: 80-të vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut".
Gjatë vizitës së punës në SHBA, presidentja Siljanovska Davkova do të qëndrojë edhe në Detroit. sa/
Foto: MIA