• e premte, 05 dhjetor 2025

Siljanovska - Davkova mbërriti në takimin e Këshillit të NATO-s

Siljanovska - Davkova mbërriti në takimin e Këshillit të NATO-s

Hagë, 25 qershor 2025 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova mbërriti në hapësirat ku po mbahet Samiti i NATO-s në Hagë të Holandës. Ajo e udhëheqë delegacionin e Maqedonisë së Veriut në të cilin janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-major Sashko Lafçiski. 

Është paraparë që presidentja të marrë pjesë në takimin e Këshillit të NATO-s në të cilin do të flasin sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute dhe mbreti holandez Vilem – Aleksander. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të Samitit, i cili është i mbyllur për publikun, Siljanovska – Davkova do të ketë takim me presidentin e Letonisë. 

Dje presidentja e Maqedonisë së Veriut mori pjesë në darkën të cilën e organizoi mbreti holandez Vilem -Aleksander për pjesëmarrësit në Samit, në mesin e të cilëve edhe presidenti amerikan Donald Tramp. 

Siljanovska – Davkova bashkë me ministrin e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, Marcin Cepelak, në të cilin shprehu shqetësim për gjendjen aktuale të sigurisë në botë dhe e theksoi nevojën për paqe të drejtë dhe të vazhdueshme. 

Në fokus të Samitit në Hagë është propozimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, për rritjen e përqindjes së mjeteve financiare të cilën shtetet anëtare të Aleancës e ndajnë në vit nga PBB kombëtar. fc/

Foto: EPA/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR