• e hënë, 01 korrik 2024

Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në shënimin e Ditës së Kirilit dhe Metodit

Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në Romë dhe Vatikan në shënimin e Ditës së Kirilit dhe Metodit

 Romë, 22 maj 2024 (MIA)  - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar për vizitë në Romë dhe në Vatikan, me rastin e festimit të 24 majit, Ditës së  iluministëve Mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit të Presidentes Siljanovska Davkova, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të 8 majit.

Në përbërje të  delegacionit janë zëvendësministri i Kulturës, Onur Ali, ambasadori në Itali, Vesel Memedi, ambasadorja në Selinë e Shenjtë, Maria Efremova, drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski, zëvendëssekretari i përgjithshëm i kabinetit presidencial, Goran Momirovski, këshilltar shtetëror për politikë të jashtme në kabinet, Rima Safitli, Zllatko Jankovski dhe Zhidas Daskalovski nga kabineti presidencial, si dhe Snezhana Stojanova nga Sektori për marrëdhënie me publikun në kabinet. 

 

null

Delegacionin e  KOM-OA e kryesojnë Mitropoliti i Dibër-Kërçovës, Timotej dhe Mitropoliti i Evropës, Pimen, ndërsa Kisha Katolike përfaqësohet nga Kryeprifti Stavrofor, Zoran Stojanov.

 Sipas protokollit, nesër, siç informojnë nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkova do të ketë audiencë te Papa Françesku dhe sipas traditës, pas prezantimit, presidentja dhe Papa do të shkëmbejnë dhurata. Pas audiencës me kreun e Kishës Katolike Romake, Siljanovska Davkova do të ketë takim edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit, imzot Pietro Parolin.

Nesër pasdite delegacioni i kryesuar nga Siljanovska Davkova, në organizim të Ministrisë së Kulturës, do të marrë pjesë në koncertin e Institucionit Nacional "Orkestra Kamertale nga Manastiri", në përbërje të sekstetit me soliste Nada Talevska - Spasovska. 

 

Македонска црковно-државна делегација утрово имаше поклонение на гробот на свети Кирил во Рим, соопшти Комисијата за односи со верските заедници и религиозни групи. 

 

 Në kuadër të qëndrimit në Romë, Siljanovska-Davkova pasnesër do të takohet me kolegun e saj italian Serxho Matarela. Pas takimit, Siljanovska Davkova do të japë deklaratë për media në sheshin Piaza del Kuirnale.

 Siljanovska Davkova, siç thonë nga kabineti i saj, ende nuk dihet nëse do të ketë takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ardhja e të cilit në Romë është paralajmëruar gjithashtu për rastin e njëjtë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR