Siljanovska Davkova: Do ta respektoj Marrëveshjen e Prespës, por e ruaj të drejtën e lirisë së shprehjes
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot përsëriti se ajo do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por do ta ruaj të drejtën që ndonjëherë ta përdorë prapashtesën apo emrin, ndërsa për shkrimin në kurorë, të cilën e vendosi para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën "Santa Maria Maxhore" në Romë tha se ka pasur mendime të ndryshme në Kabinet, por duke pasur parasysh hapësirën që e kanë pasur në shirit, në fund vendosën të qëndrojë vetëm emri i saj, si kryesuese e delegacionit shtetëror-kishtar.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:32, 28 maj, 2024
Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot përsëriti se ajo do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por do ta ruaj të drejtën që ndonjëherë ta përdorë prapashtesën apo emrin, ndërsa për shkrimin në kurorë, të cilën e vendosi para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në bazilikën "Santa Maria Maxhore" në Romë tha se ka pasur mendime të ndryshme në Kabinet, por duke pasur parasysh hapësirën që e kanë pasur në shirit, në fund vendosën të qëndrojë vetëm emri i saj, si kryesuese e delegacionit shtetëror-kishtar.
Lidhur me kurorën, që e vendosi në Romë, presidentja tha se në Kabinet janë konsultuar dhe ka pasur mendime të ndryshme, por përmendi se ato shirita nuk janë shumë të mëdhenj dhe se ajo personalisht ka menduar se mund të vendoset RMV, por në fund kanë vendosur të qëndrojë emri i saj, si kryesuese e delegacionit shtetëror-kishtar.
Për përdorimin e emrit kushtetues dhe si ai reflektohet në marrëdhëniet me fqinjët, konsideron se nuk mundet me njëd eklaratë të kthehen marrëdhëniet prapa.
Shtoi se është mirë që vendi është anëtare e NATO-s, por konsideron se nuk është hap përpara ajo që sërish qëndrojmë para ndryshimit të Kushtetutës në m[nyrë që të fillojnë negociatat, sepse, siç tha, "nëse jeni për anëtarësim nuk do të thotë nëse jeni për fillim të negociatave". Theksoi se logjike do të ishte të gjithë t'i realizojnë obligimet e ndërmarra.
Lidhur me urimin me shkrim të Departamentit të Shtetit për grua të parë presidente, e cila, siç kumtuan mediumet nuk ishte dërguar për shkak të mospërdorimit të emrit kushtetues në inaugurim, Siëjanovska Davkova theksoi se ajo ka pasur takim me ambasadoren amerikane, Anxhela Ageler, një ditë para inaugurimit në Parlament dhe se ai është vendim i tyre në të cilin ajo nuk mund të përzihet.
Lidhur me mundësinë për njohje të shtetit palestinez, ajo theksoi se është herët të mendohet për atë dhe se ajo çështje nuk ka ardhur në rend të ditës.
Për pozitën kryesore në Agjencinë për zbulim dhe nëse do të japë propozim të ri apo edhe më tej do ta kryesojë Erolld Musloi thotë se nuk ka propozim të ri dhe se atij akoma nuko i ka përfunduar mandati. ab/