• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova do ta dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë së Mickoskit

Siljanovska Davkova do ta dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë së Mickoskit

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në mesditë, në vilën Vodno, do ta ndajë mandatin për formim të qeverisë liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili pas zgjedhjeve më 8 maj siguroi shumicë parlamentare me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM, që u konfirmua gjatë zgjedhjes së Afrimk Gashit për kryetar të Kuvendit. Kabineti i ri qeveritar është projektuar me riorganizim të resorëve dhe VMRO-DPMNE dje në Kuvend parashtroi propozim ndryshime ligjore të cialt tashmë janë vendosur në mbledhje kuvendore për nesër.

Sipas Mickoskit, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të resorëve qeveritarë edhe në pjesën e eshalonit të tretë.

"Pres sa më parë ta parashtroj prëbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme e cila do të votohet para afatit të fundit që është definuar në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën", deklaroi Mickoski në Kuvend pas parashtrimit të ndryhsimeve të Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore.

Ai kërkoi mbështetje nga të gjithë deputetët për ndryshimet ligjore për të cilat nevojitet shumicë prej dy të tretave. VMRP-DPMNE në zgjehdje fitoi 58 deputetë, Koalicioni VLEN 14, ndërsa Lëvizja ZNAM gjashtë.

"Premtuam shtet funksional dhe juridik, Qeveri efikase që do të zbatojë reforma. Thelbi i besimit të madh të qytetarëve është politikat të cilat qeveria e ardhshme duhet t'i zbatojë në mënyrë që të ketë sundim të së drejtës, të mos ketë qytetarë të rendit të dytë, të përforcohet ekonomia, nxënësit të kenë libra shkollorë në fillim të vitit, në shëndetësi të ketë kushte, për bujqit subvencione dhe tërë atë që premtuam në program. Që e tërë kjo të zbatohet, nevojitet të kiratohen ndryshimet dhe riorganizim i Qeverisë", deklaroi Mickoski.

- E drejta ime si njeri, e garantuar me shumë konventa, është e drejta e lirisë së shprehjes dhe fjalës. Për mua atdheu im në çdo deklaratë timen është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedonia. K

Legjitimitetin dhe legalitetin e kësaj kërkese tha se e bazon në rezultat zgjedhor prej para disa javësh kur koalicioni Maqedonia jote, kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe presidentja e rre, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova fituan 436.000 vota, përkatësisht 561.00 vota.

Ndryshimet e Ligjit, me procedurë të shkurtuar, ai i parashtroi në bazë të nenit 71 paragrafi 1 i Kushtetutës dhe në bazë të neneve 139, 144 dhe 175 nga Rregullorja e Kuvendit.

"Pres mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare të cilat janë pjesë e kësaj përbërjeje të Kuvendit. Supozimet t'i lëmë anash. Nuk jemi politikanë naiv të besojmë në rastësi, në politikë rrallë ka rastësi", deklaroi Mickoski, duke komentuar nëse po negociohet për shumicën e nevojshme prej dy të tretave për ndryshimet ligjore..

Nga LSDM paralajmëruan se do të deklarohen pasi që ta shohin propozimin, ndërsa nga E Majta pranojnë riorganizim të ministrive, nën kushtin VMRO-DPMNE të pranojë ndryshim të modelit zgjedhor dhe vendosje të një njësie zgjedhore.

Me ndryshimin e Ligjit për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave duhet të formohen apo riorganizohen numër i caktuar i ministrive në kuadër të qeverisë. Ministrisë së Ekonomisë do t'i shtohet segmenti i punës, ndërsa Minsitria e tanishme e Punës dhe Politikës Sociale do të jetë ministri për politikë sociale, demografi dhe të rinj. Agjencia për të rinj dhe sport nuk do të ekzistojë dhe do të ketë ministri të posaçme për sport. Disa kompetenca të cilat i pati deri më tani ministria e Ekonomisë në pjesën e xehtarisë dhe energjetikës do të jenë pjesë e kompetencave të minsitrisë së re për enetrgjetikë, xehtari dhe lëndë të para minerale, ingerencat për turizmin do t'i ketë minsitria e re  për kulturë dhe turizëm. Do të formohet edhe ministri për digjitalizim e cila do t'i trashëgojë obligimet e ministrisë së deritnaishme për teknologji informatike dhe administratë, ndërsa e re do të jetë edhe minsitria e administratës.

Porosi për formim sa më të shpejtë të qeverisë dje bëri edhe euroambasadori në vend, Dejvid Gir, duke e riafirmuar mbështetjen për bashkëpunim me të gjithë faktorët të cilët do të punojnë në qëllimin për anëtarësim në BE.

"Me padurim pres të formohet sa më aprë Qeveria stabile e cila do t'i ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm për omplementim të të gjitha reformave, e tërë kjo me qëllim ta sjellë, do të thotë, ta anëtarësojë vendin sa më parë në BE. Do të bashkëpunojmë me të gjithë dhe presim të gjithëf aktorët politik të cilët e shprehën atë përkushtim dhe atë angazhim gjaët procesit zgjehdor të vazhdojnë ta japin kon tributin e vet, me qëllim që ta mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj sa më parë në suaza të Bashkimit Evropian", deklaroi Gir, pas hapjes së Shtëpisë evropiane në Tetovë.

Afati prej 20 ditëve për formim të qeverisë skadon më 25 qershor. Që Qeveria të votohet, nevojitet shumicë absolute prej së paku 61 deputetëve nga parlamenti 120-anëtarësh. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR