• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Siljanovska Davkova dhe Pendarovski në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend. Siljanovska Davkova sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjehdor nga votat e numëruara prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota - 40,23 për qind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 për qind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është bujar osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravri me 81.671 (13,38), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues. Fletëvotime të vlefshme 789 031, ndërsa të pavlefshme 21.946 fletëviotime. 

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj

Dashtevski vlerësoi se dita e zgjedhjeve kaloi qetë dhe qytetarët votuan me dinjitet. 

"Nëntëdhjetë e nëntë për qind të punëve shkuan ashtu siç duhet", tha kryetari i KSHZ-së.

 

Rrethi i dytë mbahet më 8 maj, ndërsa për fitore në të mes tjerash nevojitet edhe census prej 40 për qind.

Gordana Siljanovska Davkova në konferencë prë shtyp në VMRO-DPMNE mbrëmë theksoi se ky rezultat është inspirues për të.

"Jam krenare, para së gjithash krenare për qytetarët, jo vetëm për ata që kanë votuar për mua, por edhe për të tjerët, posaçërisht jam krenare për anëtarët e VMRO-DPMNE-së për mbështetjen e tyre. Pa ato nuk do të kisha mundur të njoh popullin, as ata mua", tha ajo.

Nuk kam fjalë që mund të shpreh falënderimet e mia, ndonjëherë edhe turpërohem vallë është e mundur që kaq shumë njerëz kështu të reagojnë. Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e

Shtoi se duhet, siç tha ajo, t'i frymëzojmë qytetarët se ia vlen të marrin pjesë në zgjedhje.

"Ky është fundi i raundit të parë, vjen raundi i dytë dhe në raundin e dytë do të sillem me respektin e duhur me atë që duhet të garoj. Sigurisht që pres një marrëdhënie të tillë. Nuk mendoj se duhet të hedhim hije mbi atë që ndodhi sot, duhet t'i frymëzojmë qytetarët, t'i bindim se ia vlen të marrim pjesë në zgjedhje, të dëgjojmë se jam krenare sidomos për qytetarët dhe se pa qytetarët nuk ka Maqedoni krenare", shtoi ajo.

Për Pendarovskin, siç tha mbrëmë në konferencë për shtyp, theksoi se rezultatet nuk janë të atilla siç kanë pritur dhe se dallimi do të jetë rreth 130.000.

"Nisim nga zero, nga fillimi. Detyra ime do të jetë si në 20 ditët e kaluara, të promovoj konceptin në të cilin besoj thellë, një shtet i integruar, pa ndarje. I inkurajoj qytetarët që nuk dolën në raundin e parë, të marrin pjesë në raundin e dytë, sepse besojnë se fituesi do të vendoset në raundin e dytë. Pres pjesëmarrje edhe më të madhe dhe një numër edhe më të madh për të njohur konceptin - shtet demokratik, prosperues, të barabartë me të gjitha kombet", nënvizoi Pendarovski.

Rezultatet nuk janë ato që prisnim, diferenca do të jetë rreth 130.000. Kemi pritur më pak, por nesër është ditë e re, nga nesër do të fillojmë përsëri me takime me qytetarët që i kemi prakti

Ai ka theksuar se nuk do të kërkojë asnjë marrëveshje me asnjë subjekt për të ashtuquajturën transferim mekanik të votave.

"Është një koncept i huaj për bindjen time. Nuk ka fjalë vota 'të ofruara' dhe 'të bartura' të qytetarëve, pas çdo emri dhe mbiemri qëndron një individ i veçantë, qytetarët nuk i kam kuptuar asnjëherë si një masë amorfe në politikë që t’u thuhet të transferojnë votën. Do të refuzoj çdo përpjekje për ofrim votash për qytetarët", tha Pendarovski.

Thjesht, shtoi ai, të gjithë qytetarëve do t'ju prezantoj konceptin tim do t’ua prezantoj zhvillimin e vendit tonë siç do të jetë në të ardhmen.

"Nuk ka dorëzim, në takimet me qytetarët kemi hasur në një pritje të shkëlqyer, pres që ta mbështesim konceptin tim nga të gjitha bashkësitë etnike dhe strukturat sociale", shtoi Pendarovski.

Kandidati presidencial, Bujar Osmani i Frontit Evropian, pas përfundimit të rrethit të parë mbajti konferencë për shtyp me liderët e partive të koalicionit. Osmani deklaroi se rezultatet preliminarte tregojnë fitore të thellë të Frontit, përballë opozitës shqiptare me mbi 40 mijë vota dhe me fitore në pothuajse të gjitha komunat e vendit.

The presidential candidate of the DUI-led ‘European Front’, Bujar Osmani, after the completion of the first round of presidential elections, held a press conference with the leaders of the pa

"Dua t'u falënderojë të gjithë për mbështetjen për Frontin Evropian dhe për kandidaturën time. Kjo është një fitore e madhe dhe kjo fitore vetëm tregon se Fronti Evropian po bëhet një lokomotivë e madhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Sot shqiptarët, turqit, boshjakët, romët treguan se ata vetë vendosën për të ardhmen e tyre dhe kurr nuk do të lejojnë që dikush tjetër të vendos për ta.

Ai theksoi se rezultatet tregojnë një ndarje etnike gjatë votimit.

"Ende ekziston përshtypja se qytetarët nuk kanë dalë plotësisht nga barriera etnike mes maqedonasve dhe komuniteteve tjera etnike, e cila ende flet për një shoqëri të ndarë, por shpresojmë në pritje të rezultateve se qytetarët megjithatë e dërguan mesazhin e unitetit, të cilin Fronti Evropian e lansoi për Maqedoninë e Veriut si vend për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, bashkëjetesë, harmoni dhe të ardhme në Bashkimin Evropian", theksoi Bujar Osmani.

Kandidati për president i opozitës së bashkuar shqiptare

Kandidati për president i opozitës së bashkuar shqiptare "VLEN", Arben Taravari në konferencën e mbrëmshme për media deklaroi se në të gjitha njësitë zgjedhore të dominuara nga shqiptarët, respektivisht në të parën, të dytën dhe të gjashtën, diferenca është tre deri në katër mijë vota.

Kandidati për president ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kë do të mbështesin në raundin e dytë. I pyetur nëse do të japë dorëheqje nëse humb nga Osmani, Taravari tha se për këtë do të diskutohet në organet e partisë.

"Të mbarojnë së pari zgjedhjet, vijojnë zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para si kryetar partie, për këtë do të diskutojmë në organet e partisë", ka thënë Taravari.

Presidential candidate Maksim Dimitrievski told a press conference late on Wednesday that ZNAM would be a political factor of stability in the country, a kingmaker in the future government.

 Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski sonte në konferencën për media tha se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare ZNAM do të jetë faktori politik për stabilitet në vend, pa të cilin nuk do të jetë e mundur të formohet qeveria e ardhshme e vendit.

"Fakt është se unë dhe ZNAM sonte fituam më shumë se 80 mijë vota. Kemi regjistruar subjekt politik që ekziston për diçka më shumë se tre muaj dhe me mbështetjen e qytetarëve është vendosur në vendin e tretë në bllokun politik dhe mendoj se ky është një rezultat i shkëlqyeshëm për luftë të mëtutjeshme", tha Dimitrievski.

Levica presidential candidate Biljana Vankovska during late Wednesday’s press conference said that the avant-garde had voted for them, underscoring that they had accomplished their mission.

 Biljana Vankovska, kandidate për presidente e mbështetur nga E Majta në konferencën e sontme për media theksoi se avangarda votoi për ta dhe theksoi se ajo që ishte detyrë e tyre e kanë realizuar.

"Mendoj se është e vërtetë që avangarda na ka votuar, këtë e di përmes kontakteve personale. Është e qartë se populli ende nuk është në atë fazë, duket se u ofrova atyre një vizion pas dy kodrave, kështu që shkova shumë larg në atë që parashikova. Shpresoj thellësisht se gabohem në parashikime dhe se populli nuk do të zhgënjehet pas një apo dy vitesh të presidentes së re...Ajo që ishte detyrë e jonë mendoj se e realizuam", tha ajo. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR