• e hënë, 09 shtator 2024

Siljanovska Davkova: Afirmim dhe avancim i pozicionit të pakicës nacionale maqedonase në Shqipëri

Siljanovska Davkova: Afirmim dhe avancim i pozicionit të pakicës nacionale maqedonase në Shqipëri

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur një delegacion të kryesuar nga Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrime Evropiane nga Republika e Shqipërisë.

Siç informoi sot Kabineti presidencial, në takim Siljanovska Davkova u njoftua për aktivitetet e përgjithshme të partisë që kanë për qëllim afirmimin dhe përmirësimin e pozitës së pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Në takim, siç thuhet në njoftim, janë shkëmbyer mendime edhe për regjistrimin e fundit të popullsisë në Shqipëri dhe qëndrimin e përfaqësuesve maqedonas, të cilët nuk i njohin rezultatet e publikuara.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetje për përpjekjet e përfaqësuesve të pakicës kombëtare maqedonase për avancimin e të drejtave të tyre dhe bëri thirrje për unitet dhe veprim të bashkuar në punën për përmirësimin e pozitës së tyre.

Siljanovska Davkova, siç u theksua, e ka potencuar rëndësinë e regjistrimit të popullsisë gjithmonë, pa përjashtim, duke reflektuar realitetin në çdo shoqëri. mb/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR