• e martë, 05 nëntor 2024

Sikorski - Berbok: Polonia nuk heqë dorë nga kërkesa që Gjermania të paguajë për reparacionet e luftës

Sikorski - Berbok: Polonia nuk heqë dorë nga kërkesa që Gjermania të paguajë për reparacionet e luftës

Berlin, 31 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i qeverisë së re pokale, qeverisë proevropiane Radek Sikorski deklaroi se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Gjermania t'ua paguajë reparacionet e luftës.

Ministri polak, në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me kolegen e tij gjermane, Analena Berbok, tha se do të dëshironte që funksionarët gjermanë të mendojnë në mënyrë "kreative" për kompensimin e Polonisë për humbjet e mëdha që i pësoi vendi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Do të kërkoj nga ministrja ta bindë qeverinë gjermane të mendojë në mënyrë krreative për gjetjen e formës së kompensimit për ato humbje të luftës", tha Sikorski, pa dhënë më shumë hollësi.

Berkok, ndërkaq, tha se "përballja me vuajtjet e miliona njerëzve që Gjermania i shkaktoi në Poloni mbetet detyrë e përjetshme", por ajo drejtpërdrejtë nuk foli për kërkesën e dëmshpërblimit.

Kërkesa, megjithatë, dukshëm është ulur nga ajo e qeverisë së kaluar djathtiste të Polonisë, e cila kërkonte 1,3 miliardë euro reparacione për invazionin dhe okupimin e vitit 1939 deri në vitin 1945.

Autoritetet gjermane, nga ana tjetër, ende mbeten në qëndrimin se çështja për reparacione është zgjidhur para disa dekadave, edhe pse Berlini e njeh përgjefjësinë e vet historike.

Gjatë okupimit nazist, Polonia humbi rreth gjashtë milionë qytetarë të vet, prej të cilëve gjysma ishin hebrenj.

Vendi përsoi dëme të mëdha edhe në raport me industrinë, infrastrukturën dhe trashëgiminë kulturore. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR