Sijarto: Vendi i Ballkanin Perëndimor është në BE, negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë menjëherë
- Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se zgjerimi i Unionit duhet të përshçejtohet dhe negociatat e vërteta me Maqedoninë e Veriut të fillojnë menjëherë, porositi ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto i cili ndodhet për vizitë pune në vend.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:21, 16 nëntor, 2023
Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se zgjerimi i Unionit duhet të përshçejtohet dhe negociatat e vërteta me Maqedoninë e Veriut të fillojnë menjëherë, porositi ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto i cili ndodhet për vizitë pune në vend.
Ai në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Bashkimi Evropian përballet me sfida serioze, duke e pasur parasysh luftën në kontinentin euroaziatik.
"BE-ja është dobësuar seriozisht. Pyetja është si ta ndalim dobësimin. Konsideroj se hapi i parë është të pranojmë se Unioni ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Duhet të pranohet se BE-së i nevojitet energji e freskët e cila vjen nga Ballkani Perëndimor, ndërsa zgjerimi të përshpejtohet menjëherë me Maqedoninë e Veriut. Negociatat e vërteta duhet të fillojnë menjëherë dhe të mbahen deri në fund, për çka nevojitet sa më parë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së", tha Sijarto.
Por, siç potencoi, ka akoma vende të cilat e pengojnë dhe kontestojnë këtë proces.
"Maqedonia e Veriut është vend kandidat tashmë 18 vite. Vendi 18 vite ka status të kandidates, dhe nuk mund t'i fillojë negociatat dhe në këtë mënyrë tregohet mosrespekt ndaj vendit. Kjo është në kundërthënie me in teresat e BE-së. Ata të cilët e bllokojnë fillimin e këtyre negociatave, duhet të dinë se e minojnë edhe kredibilitetin e BE-së", tha Sijarto.
Ai theksoi se kur Hungaria do ta marrë kryesimin me BE-në, do të bëjë gjithçka për të mundësuar inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.
Në pyetjen e gazetarëve për negociatat e Shqipërisë, Sijarto tha se e mbështeson integrimin evropian të Shqipërisë.
"Lidhur me integrimin evropian të Shqipërisë, ne e mbështesim dhe konsideroj se Shqipëria meriton të fillojë me negociata të vërteta inkuadruese. Kur ne do ta marrim kryesimin e radhës me BE-në, pres që këtë çështje ta vendosim fuqishëm në agjendën tonë", u përgjigj Sijarto.
Sijarto gjithashtu informoi se në takimin e sotëm me Osmanin biseduan edhe për rritjen e taksave prë tranzit në gazit natyror nga ana e Bullgarisë dhe potencoi se kjo paraqet aktë të armiqësisë.
"Hapi i fundit që e ndërmori Bullgaria, kur me një ultimatum rriti tarifat për Hungarinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, pra taksat e tranzitit për gazin natyror, paraqet një hap armiqësor. Ne do të ndërmarrim hapa dhe veprime të mëtejshme lidhur me këtë gjendje. Filluam procedurën e shkeljes së BE-së kundër Bullgarisë dhe sot së bashku me Osmanin ramë dakord që Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo hungareze të konsultohen dhe të vazhdojnë të koordinojnë të gjitha hapat e mëtejshëm, për të siguruar që siguria energjetike e asnjërit prej vendeve tona nuk do të kërcënohet nga veprimet e Bullgarisë, shtoi Sijarto.
Lidhur me këtë, ministri Osmani në konferencën për shtyp shtoi se bëhet fjalë për vendosje ilegale të taksës e cila është në kundërshtim me rregullat evropiane, ndërsa me këtë edhe e dëmton ekonominë e vendit tonë në periudhën e tanishme kritike.
"Ne e informuam, Komisionin Evropian dhe diskutuam për qasje të mundshme të koordinuar në ndërmarrjen e nismave me qëllim që të mënjanohet kjo taksë e vendosur ilegale", shtoi Osmani.
Sipas tij, raporti i javës së kaluar të KE-së shënon se shteti nuk e ka humbur hapin me udhëheqësit e tjerë në proces dhe niveli i gatishmërisë së përgjtihshme është në nivel solid për garë.
"Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm Hungaria do të kryesojë me KE-në dhe pres sikur edhe deri tani fuqishëm dhe me zë ta mbështesë eurointegrimin tonë dhe prandaj të gjithë duhet të jemi të bashkuar për idenë evropiane dhe të sigurojmë se pas kaq vitesh pritje nuk do të krijohet sërish ngecje në procesin eurointegrues në momentin kur ai realisht merr vrull për shkak të rrethanave gjeopolitike", tha Osmani.
Ai porositi se qëllimi i Unionit është deri në mars të vitit 2024 ta bëjë transferin e parë të parave ndaj Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Vendet tona kanë marrëdhënie të afërta miqësore, Hungaria është partneri ynë i dhjetë tregtar dhe investitori i tetë i huaj në vend. Dhe kjo statistikë pozitive na bën optimistë për një të ardhme ende më të ndritshme ndërmjet dy vendeve tona të cilat vitin e ardhshëm shënojnë 30-të vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe me padurim presim të krijojmë lidhje më të thella përmes ndërtimit të kësaj miqësie të rëndësishme në vitet që vijnë", shtoi Osmani. ab/sa/
Foto/МIА