Sijarto: Qeveria hungareze do të luftojë kundër "planit të Zelenskit"
- – Qeveria e Hungarisë do të vazhdojë të luftojë kundër planit të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, i cili do ta vendosë sigurinë energjetike të Hungarisë në rrezik serioz dhe do t’i rrisë shpenzimet për faturat e amvisërive, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
- Post By Fitore Curri
- 19:41, 2 korrik, 2025
Budapest, 2 korrik 2025 (MIA) – Qeveria e Hungarisë do të vazhdojë të luftojë kundër planit të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, i cili do ta vendosë sigurinë energjetike të Hungarisë në rrezik serioz dhe do t’i rrisë shpenzimet për faturat e amvisërive, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
Ai shtoi se Qeveria i vlerëson propozimin e javës së kaluar për ndalesë për blerje të naftës së lirë ruse dhe gazit natyror, të paraqitur në Samitin e BE-së. Sipas Sijartos kjo “do t’i vendoste vendet e Evropës Qendrore, përfshirë edhe Hungarinë, në situatë jashtëzakonisht të vështirë”.
Sipas Sijartos, “plani është menduar në Bruksel, si rezultat i lobimit ukrainas” edhe pse edhe Brukseli edhe Kievi janë të vetëdijshëm se me këtë do të rrezikohet furnizimi i sigurt dhe do të ketë rritje të konsiderueshme të faturave të amvisërive. Nëse realizohet plani Hungaria do të marrë naftë të papërpunuar vetëm përmes një tubacioni dhe do të ndërpritet qasja në gjithsej 26 miliardë metra kub gaz.
“Ata flasin për sovranitet, burime të reja, konkurrencë dhe siguri të furnizimit, ndërsa në të njëjtën kohë kërcënojnë për vdekje sovranitetin e atdheut tonë. Në mbledhjen e qeverisë, ne e bëmë të qartë se Hungaria do të vazhdojë të luftojë kundër planit të Zelenskit. Qeveria do të vazhdojë ta dekurajojë Brukselin nga minimi i sigurisë energjetike hungareze, do të mbrojë faturat e ulëta për amvisëritë në Evropë. Ne nuk do të lejojmë që Brukseli të dyfishojë faturat e familjeve hungareze me dëshirë dhe lobim të presidentit Zelenski”, theksoi Siarto. fc/
Foto: EPA