• e premte, 05 dhjetor 2025

Sijarto: përpjekjet më të reja paqësore të Trampit janë të suksesshme

Sijarto: përpjekjet më të reja paqësore të Trampit janë të suksesshme

Budapest, 24 qershor 2025 (MIA) - Përpjekjet më të reja paqësore të presidentit amerikan, Donald Tramp janë të suksesshme, deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, duke e komentuar ndërperjen e luftës mes izraelit dhe iranit, kumtoi agjencia hungareze e lajmeve MTI.

"Pas zgjidhjes së konfliktit pakistanezo-indian, armët tashmë po heshtin në luftën mes Izraelit dhe Iranit, kështu që erdhi koha që të mbështetet politika e presidentit amerikan drejt Ukrainës", kumtoi Sijarto sot në Fejsbuk.

Ai theksoi se armëpushimi do të parandalojë gjakderdhje të mëtejme, shkatërrim dhe kërcënim nga eskalimi bërthamor.

"Shpresojmë se ndërprerja e zjarrit do të tregohet e përhershme", theksoi Sijarto.

Potencoi se përpjekjet paqësore të Trampit në Ukrainë gjithashtu meritojnë mbështetje të plotë nga të gjithë. ab/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR