• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shumica e prodhimeve mbeten me pesë për qind të TVSH-së, thotë ministri Bekteshi

Shumica e prodhimeve mbeten me pesë për qind të TVSH-së, thotë ministri Bekteshi

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sor përsëriti se prodhimet e cekura në vendimin pë "çmim të garantuar" nuk do të përfshihen me rritjen e paraparë të tatimit të vlerës së shtuar (TVSH). Nëse ka çfarëdo lloj gabimesh teknike, tha Bekteshi, do të korrigjohen.

Ai edhe njëherë përkujtoi se lista e prodhimeve me TVSH të rritur është propozim i Ministrisë së Financave dhe në të, theksoi, ekspertëtë punuan me muaj.

Sipas Bekteshit, megjithatë, shumica e prodhomeve mbeten me pesë për qind të TVSH-së.

"Nëse ka çfarëdo lloj gabimesh teknike, do të korrigjohen, ndërsa tashmë edhe janë korrigjuar në tërësi. Është bërë edhe më shumë se ajo sipas propozimit të mediumeve dhe të qytetarëve. Lista u zgjerua dhe shumica e prodhimeve mbeten me pesë për qind të TVSH-së. Për prodhimet e tjera, siç është konstatuar të shkojnë prej pesë deri 10 për qind dhe cilat janë kriteret, do t'ju kisha lutur t'i drejtoheni Minsitrisë së Financave. Për ne, si Ministri e Ekonomisë, me rëndësi është prodhimet themelore ushqimore, ato të cilat janë në listën për çmime të ngrira dhe me shenjën "çmim i garantuar" të mbeten me pesë për qind të TVSH-së dhe ajo do të jetë ashtu", theksoi Bekteshi, duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve pas tkaimit të punës në Odën ekonomike.

Ai, siç tha, ende nuk ka kontrolluar nëse lista është publikuar.

"Sot pata takime të tjera, nuk pata mundësinë të kontrolloj, por, gjithsesi, Vendimi është sjellë në Qeveri, pati kumtesë nga Ministria e Financave, nga Ministria e Ekonomisë dhe nga Qeveria. Me siguri sot apo më së voni nesër do të duhet të publikohet në pajtim me mundësitë e nëpunësve", theksoi minsitri.

Para dy ditëve Qeveria solli Vendim për saktësim të prodhimeve ushqimore të cilat kanë shkallën më të ulët të TVSH-së. Në pajtim me Vendimin, me shkallën e autorizuar prej pesë për qind tatimohen pjesa më e madhe e prodhimeve ushqimore bazë mes të cilave: gjiza, brumi i ngrirë, ushqimet për foshnja dhe qumështi i adaptuar për foshnja, lloje të caktuara të kaçkavalit, çajrat bimore, piperi, piperi i kuq, prodhimet konditore, rrepa e konservuar etj. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR