• e martë, 24 dhjetor 2024

Shukova: Shtetit i nevojitet kornizë e përgjithshme ligjore, e disejnuar në pajtim me legjislaturën e BE-së për klimë

Shukova: Shtetit i nevojitet kornizë e përgjithshme ligjore, e disejnuar në pajtim me legjislaturën e BE-së për klimë

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Republikës së Maqedonisë së Veriut në fillim i nevojitet kornizë e përgjithshme ligjore, e disejnuar në pajtim me legjislaturën për klimë të Bashkimit Evropian, me të cilën do të sigurohet bazë solide ligjore për planifikim strategjik dhe krijimin e politikave, në pajtim me kornizën e politikave të BE-së për klimë dhe energji me perspektivë deri vitin 2050, tha ministrja e e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova në debatin publik për draft-tekstin e Propozim-ligjit për aksion klimatik.

Ministrja theksoi se nevojitet edhe vendosje e bazës ligjore për aksion të koordinuar në nivel kombëtar lidhur me zbutjen dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, duke përfshirë edhe transpozimin dhe zbatimin e legjislaturës për klimë të BE-së dhe qartë vendosjen e bazës ligjore për konfirmimin e përgjegjësive të institucioneve dhe komunitetit të biznesit, rolet e tyre dhe mënyrën e këmbimit të informatave.

"Në këtë moment nuk ekzistojnë masa të domosdoshme rregullative dhe vendosje adekuate institucionale, e nevojshme që të sigurohet harmonizimi i legjislaturës kombëtare me legjisltaturën për klimë të BE-së, si dhe zbatimin e masave rregullatore. Legjislatura ekzistuese për klimë është e pamjaftueshme dhe e njëjta është e kufizuar në qëllimet e veta. Ekziston jopërputhshmëri, posaçërisht lidhur me transpozimin edhe zbatimin e mekanizmit për monitoring dhe raportim që paraqet obligim të transpozohet në pajtim me vendimet e këshillit ministror të bashkësisë energjetike dhe udhërrëfyesit për dekarbonizim", sqaroi Shukova.

Propozim-ligji, shtoi ajo, adapton disa akte ligjore në nivel të BE-së, deri në shkallë të mundur në pajtim me statusin tonë të vendit me proces të hapur të anëtarit të plotëfuqishëm në familjen evropiane.

"Aksioni klimatik është në thelbin e marrëveshjes së gjelbër evropiane, e ne natyrisht synojmë drejt implementimit të tij. Kjo paraqet kthesë në politikat e gjelbra të BE-së dhe sjell me vete paketë të masave në më shumë sfera. Qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes së gjelbër është transformimi i BE-së në ekonomi bashkëkohore, të qëndrueshme dhe arritjen e neutralitetit klimatik të BE-së deri vitin 2050", tha Shukova. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR