• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova nga COP 28: Përmes instrumentit për financim të gjelbër do të përshpejtohet tranzicioni energjetik

Shukova nga COP 28: Përmes instrumentit për financim të gjelbër do të përshpejtohet tranzicioni energjetik

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në suaza të COP28, mori pjesë në panel diskutimin e nivelit të lartë të fokusuar në përvojat e katër vendeve anëtare të KB-së, Maqedonia e Veriut, Madagaskari, Uruguai dhe Zimbabve për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi i përbashkët për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB-së (UN Joint SDG Fund) me ndihmën e së cilës në këto shtete realizohen programe që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm, raportojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në fjalën e saj ministrja Shukova u kthye në Instrumentin për financim të gjelbër (GFF) i cili realizohet me mbështetje financiare nga Fondi i Përbashkët për Zhvillim të Qëndrueshëm.

"Instrumenti për financim të gjelbër kontribuon në përshpejtimin e progresit të vendit tonë për një numër të madh qëllimesh për zhvillim të qëndrueshëm, veçanërisht qëllimet "e gjelbra", për energji të pranueshme dhe të pastër, qytete të qëndrueshme dhe aktivitete klimatike, si dhe qëllimet për pabarazinë e zvogëluar, barazinë gjinore dhe partneritetet. Të gjitha 46 milionë dollarë të siguruara përmes këtij Fondi nuk do t'i mbulojnë të gjitha nevojat e mëdha financiare për tranzicion të gjelbër të përshpejtuar të vendit tonë. Por, për ne kjo paraqet një model të rëndësishëm në mekanizmin e financimit sepse siguron një alternativë të qëndrueshme për të simuluar subvencionimin, duke treguar se përmes partneritetit me familjen e KB-së, sektorin bankar në vend dhe Institucionet makrofinanciare rajonale (MFI), mund të rrisim shtrirjen dhe ndikimin tonë", theksoi Shukova.

Ajo e theksoi përkushtimin e shtetit ndaj tranzicionit të gjelbër dhe veçanërisht vendosjen e përshpejtuar të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasitetit të rritur energjetik.

Shukova shpjegon se Instrumenti i Financimit të Gjelbër siguron akses më të madh në fonde për investime në burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitet energjetik për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe amvisëritë. Kjo, thotë ai, do të kontribuojë në uljen e emetimeve të gazrave serrë dhe ndotjen e ajrit.

Në sesion, panelistë ishin edhe përfaqësuesit e lartë të Madagaskarit, Uruguait dhe Zimbabve, si dhe përfaqësues qeveritar, përfaqësues nga bashkësia e donatorëve, përfaqësues nga sektori privat dhe financiar dhe investitorë. sa/

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR