• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shukova: Kompania greke, investitor në Çebren, duhet të sigurojë leje për ujë dhe më pas të nënshkruhet koncesioni

Shukova: Kompania greke, investitor në Çebren, duhet të sigurojë leje për ujë dhe më pas të nënshkruhet koncesioni

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) -  Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova sqaroi sot se hidrocentrali i Çebrenit do të jepet nën koncesion, si dhe se investitori, një kompani greke, do të investojë në sistem dhe nuk do të ketë para të freskëta për shtetin. Kompania ofertuese greke, siç theksoi Shukova, fillimisht duhet të sigurojë një leje për ujë, sipas Ligjit për Ujërat dhe më pas të nënshkruhet marrëveshja e koncesionit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shukova tha se Ministria e Mjedisit Jetësor e nënshkruan marrëveshjen për koncesion. Sqaroi se hidrocentrali Çebren do të jetë një nga kapacitetet më të mëdha në shtet për prodhimtarinë e energjisë elektrike.

"Ajo që dua të them meqenëse ka pasur informacione të ndryshme në opinion, do të thotë se është koncesion, nuk bëhet fjalë për hua. Informacioni u keqpërdor për marrëveshjen e vendimit për të pranuar ofertën. Do të thotë e pranuam ofertën e tenderit të 14-të i cili është shpallur për Çebrenin. Ishin dy kompani, njëra plotësonte të gjitha kushtet, nga 100 kishte 97 pikë, ajo është kompania greke. E dyta nuk i plotësoi të gjitha kushtet dhe nuk shkoi në vlerësim të mëtejshëm.  Çfarë do të thotë Çebren? Do të thotë se kompania investitore greke do të investojë në sistem. Nuk do të investojë në para të freskëta për shtetin. Shteti pas ndërtimit të hidrosistemit Çebren, do ta japë si përqindje  në pjesën që do të ketë shteti përmes hidrocentralit Tikvesh e cila ekziston në vend dhe do të lidhet me hidrocentralin Çebren", sqaroi Shukova.

HEC Tikvesh, shtoi ajo, e japim të lidhet  në sistemin e HEC Çebren, dhe të operojë si një sistem.

"Ndërsa kompania ofruese greke, së pari duhet të sigurojë leje për ujëra, sipas Ligjit për ujëra, ndërsa pastaj do të nënshkruhet marrëveshja për koncesion. Edhe vetë do të investojë mjete në aksione prej njëqind për qind, 67 për qind i takojnë investitorit, 33 për qind do t'i takojnë shtetit. Dhe nesër, kur të paguhet dividenti, le të themi, shteti do të marrë 33 për qind të dividentit, 67 për qind e të cilit i takon investitorit. Pas 60 vitesh, pas përfundimit të koncesionit, gjithçka që do të ndërtohet i mbetet shtetit", tha Shukova, e cila ishte në një event për ekonominë gri.

Ministrja tha se është shumë mirë që përmes këtij sistemi do të lidhemi me sistemin energjetik përmes Greqisë dhe më tej me të gjithë faktorët e energjisë elektrike që mund t'i shërbejnë rajonit. sa/

МИА ФОТО: Архива 

 

QËNDRONI TË LIDHUR