• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtyhet seanca e organeve parlamentare amë për Projekt-udhërrëfyesin për sundimin e ligjit dhe reformën në administratën publike

Shtyhet seanca e organeve parlamentare amë për Projekt-udhërrëfyesin për sundimin e ligjit dhe reformën në administratën publike

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Seanca e sotme e përbashkët e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane u anulua për shkak të, siç ishte theksuar, mosplotësimit të kushteve dhe obligimeve për seancë të mbyllur me material të klasifikuar me shkallën e fshehtësisë.

Në rend dite të kësaj seance të përbashkët ishin shqyrtimi i Projekt-udhërrëfyesit për sundimin e ligjit dhe Projekt-udhërrëfyesit për reforma në administratën publike.

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime Aleksandar Nikolloski kërkoi nga të pranishmit të anulohet seanca e sotme për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore dhe obligimeve për seancë të mbyllur me material të klasifikuar me shkallë të fshehtësisë. Informon se  seanca e ardhshme për këto pika do të mbahet më 20 dhjetor.

"Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me materiale të tilla sensitive në përputhje me dispozitat ligjore, seanca e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe  Komisionit për Çështje Evropiane duhet të jetë e mbyllur. Dhe duke marrë parasysh se seanca është e mbyllur, ka procedura dhe kufizime të qarta ligjore për mënyrën se si materiali duhet të dorëzohet dhe shpërndahet te anëtarët e Këshillit Kombëtar, te deputetët dhe të gjithë të tjerët që kanë të drejtë të marrin pjesë në puna. Duke pasur parasysh se këto janë procedura të reja dhe se të gjithëve ndoshta u duhet më shumë kohë që këto procedura të bëhen praktikë, shpresoj se në të ardhmen do t'i përdorim edhe më shpesh", tha Nikollovski. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR