• e shtunë, 03 janar 2026

Shtrenjtohet sërish dizeli

Shtrenjtohet sërish dizeli

Shkup, 20 qershor 2025 (MIA) - Çmimi i karburantit dizel EURODIZEL (D-E V) nga sonte në mesnato do të shtrenjtohet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,57  për qind krahasuar me ditën e djeshme. 

Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 72 denarë për litër, EUROSUPER BS - 95 do të vazhdojë të shitet për 76, EUROSUPER BS - 98 për 78 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 70 denar për liter.

Nga KRRE thonë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht për benzinën edhe atë për 5,314 për qind, te dizeli për 4,601, te vaji ekstra i lehtë për  4,326 dhe tek mazuti për rreth 2,135 për qind. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit, sipas të cilit u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,1781  për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR