• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shteti në procedura gjyqësore për orë të papaguara jashtë orarit të punës të pjesëtarëve të Armatës ka paguar shtatë milionë euro

Shteti në procedura gjyqësore për orë të papaguara jashtë orarit të punës të pjesëtarëve të Armatës ka paguar shtatë milionë euro

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) – Në procedura gjyqësore për orë të papaguara jashtë orarit të punës të pjesëtarëve të Armatës, Ministria e Financave ka paguar shtatë milionë euro, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në konferencën e sotme për shtyp.

Petrovska në përgjigje për MIA-n thotë se Ligji për shërbimin në Armatë i përcakton saktë kompensimet që duhet të marrin pjesëtarët e ushtrisë, ku nuk përmendet shtesa për orët jashtë orarit të punës, për dallim nga Ligji për marrëdhënie pune, ku shtesa për orët jashtë orarit të punës përmendet.

"Që kur kanë filluar paditë, mendoj se në vitin 2019, pjesëtarët e Armatës i dorëzojnë paditë në gjykatën e Kërçovës, sepse aty është kazerma më e madhe dhe në gjykatën e Shtipit. Gjykata e Shtipit merr vendime me të cilat refuzon padinë, ndërsa gjykata e Kërçovës fillon të marrë vendime duke thënë se duhet të paguhen të dyja kompensimet. Kur gjykata e Kërçovës fillon të marrë vendime të tilla, ajo në Shtip ndërron mendje dhe thotë se duhet të paguhen", tha Petrovska.

Ajo thotë se nga viti 2022 që është ministre e Mbrojtjes, gjykata nis me një kërkesë të vetme dhe thotë se duhet të paguhen. Disa nga pjesëtarët janë pajtuar që të heqin dorë nga paditë, tha Petrovska, duke shtuar se Ministria menjëherë filloi të paguajë orët jashtë orarit të punës.

"Këto shtatë milionë euro janë për padi që tashmë janë ngritur dhe këtu përfshihen shpenzimet e avokatit, shpenzimet gjyqësore, madje në disa raste edhe ekzekutorët, si dhe mendimet e ekspertëve, sepse sipas procedurës kur e bëjnë padinë caktohet eksperti i cili vjen në ministri dhe duhet të raportojë të gjitha dokumentet për punësimin e pjesëtarit të ushtrisë", theksoi ministrja.

Sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Drejtoria për të ardhura Publike (DAP) nuk njeh pagesë për më shumë se 190 orë, thotë Petrovska, por, siç tha ajo, sipas llogaritjeve të bëra në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës në dy muaj i tejkalojnë ato orë dhe theksoi se 384 orë gjatë gjithë vitit janë të mjaftueshme. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR