• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtatë të lënduar nga aksident i trafikut në afërsi të Zhigancit janë dërguar në spitalin në Koçani

Shtatë të lënduar nga aksident i trafikut në  afërsi të Zhigancit janë dërguar në spitalin në Koçani

Koçani, 14 shkurt 2024 (MIA) - Shtatë të lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut në rrugën ekspres Shtip - Koçani janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan. Automjeti i Ndihmës së shpejtë për një kohë të shkurtër ka mbërritur në vendngjarje në afërsi të atarit të fshatit Zhiganc dhe pas ndërhyrjes fillestare, të lënduarit janë pranuar në repartet e spitalit. 

"Mjekët tanë janë ende duke e përcaktuar gjëndjen shëndetësore dhe masën e lëndimit te personaT. Disa prej tyre, tek të cilët janë konstatuar lëndime më të rënda, tashmë janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalet në Shtip dhe Shkup. Për pjesën tjetër, të cilët janë në gjendje stabile, nevojiten analiza shtesë, pas së cilës do të dihet nëse do të qëndrojnë tek ne", theksoi Dushanka Gorgieva Tërpevski drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar nga Koçani.

Më parë nga policia konfirmuan se në aksident e kanë humbur jetën dy persona, por identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve fillestare, në aksidentin e trafikut kanë marrë pjesë tri automobila përkatësisht “Golf” me targa të Koçanit “Sitroen” me targa të Vinicës dhe “Seat” me targa të Shkupit.

Për momentin është duke vazhduar inspektimi nga organet hetimore, ndërsa komunikacioni është riorientuar përgjatë rrugës së vjetër Shtip – Koçan dhe anasjelltas. ls/

Foto. MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR