Shtatë persona të lënduar në aksidentin në autostradën Tetovë- Gostivar
- Rreth mesditës në autostradën Tetovë- Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar gjithsej shtatë persona.
- Post By Fami Bajrami
- 16:17, 10 mars, 2024

Tetovë, 10 mars 2024 (MIA) - Rreth mesditës në autostradën Tetovë- Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar gjithsej shtatë persona.
Siç bën të ditur zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski në aksidentin e trafikut janë përfshirë: një automjet me targa të Tetovës i drejtuar nga 41 vjeçari A.K nga Gostivari dhe një automjet i tipit “audi” me targa të Tetovës të cilin e ka drejtuar H.M (42) nga Gostivari.
“Në aksidentin shoferi i makinës ‘audi’ dhe gjashtë shoqërues nga e njëjta makinë, kanë marrë lëndime trupore që janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murad’ ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, informoi Josifoski.
Në vendin e fatkeqësisë është kryer mbikëqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.
Foto: arkivi i MIA-s